• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tavo flet për CNN grek dhe tregon ofertën për Gjikurinë: Nëse nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës

by A R
30/07/2024 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

CNN grek shkruan se vendosja  e Vangjel Tavos si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës mund të shikohet si një mundësi për “zgjidhje dhe jo krize”.

Vangjel Tavo tregon  për median greke se vendosi të jepte dorëheqjen nga posti i Prefektit të Vlorës pas një propozimi nga vetë kryeministri Edi Rama për të zgjidhur problemet e mbartura në 35 vite në bashkinë e Himarës.

“Problemi i pronave në Himarë është një problem që nuk zgjidhet prej 34 vitesh” tha Tavo

Duke nënvizuar se si: “kaluan qeveritë, ndryshuan qeveritë, deputetët vijnë dhe ikin dhe thanë gënjeshtrat e tyre dhe më në fund problemi filloi të zgjidhej kur unë u emërova Prefekti i qarkut të Vlorës, kur filluam të japim tapitë – dhe nuk kemi dhënë pak”.

11 ditë më parë, “i zgjedhuri” i Edi Ramës, siç e quajnë shumëkush, shkruan CNN, vendosi të jepte dorëheqjen nga posti i qarkut të Vlorës për të kandiduar në zgjedhjet bashkiake të Himarës, me të cilin deklaroi se vendimi i tij erdhi “pas një propozimi të kryeministrit dhe diskutim me të për Bashkinë e Himarës dhe problemet e saj.

Çështje të cilat kanë krijuar shumë herë dhe kriza jo vetëm në Himara, por kanë kaluar kufijtë, madje duke ngrirë marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve Greqi-Shqipëri.

“Në këto kushte më telefonoi kryeministri dhe më kërkoi të kandidojë për kryetar të Bashkisë Himara si një person që ka një përvojë të gjatë në politikë, në menaxhim” tregon Tavo.

“Kam qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të Ramës”

Eksperienca e gjatë në politikë e Vangjel Tavos, i cili ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputet për shumë mandate në Kuvend, është thirrur nga Edi Rama jo si një aleat politik, sepse sikurse shkruan CNN, 14 vite nuk është marr vesh mirë me Edi Ramën, por si një menaxher për të zgjidhur krizën.

“Unë kam qenë një nga kundërshtarët më të fuqishëm dhe më të ashpër të Ramës, ndaj ai nuk më ftoi si bashkëpunëtor të tij. Ai më ftoi vetë që të zgjidhja disa çështje sepse, me sa kuptoj, ekziston edhe vullneti i tij për t’i zgjidhur këto probleme që këto probleme të mos jenë më pengesë për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve” shprehet Tavo .

Vangjel Tavo i shtrin dorën e bashkëpunimit dhe kandidatit të opozitës  Petro Gjikuria duke i ofruar dhe postin e Nën/Kryetarit të Bashkisë së Himarës në rast fitore.

“Nëse Petro Gjikuria – i ardhur nga Amerika dhe është kaq i interesuar dhe është logjike që të ndihmojë Himarën – humb zgjedhjet, të cilat do t’i humbasë, do të qëndrojë këtu për të kontribuar për të mirën e Himarës? Për të kontribuar në zhvillimin e Himarës pas disfatës së tij? Unë kam një propozim. Do të doja shumë të thoshte që do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të vinte në stafin tim pas zgjedhjeve dhe pse jo të vinte si nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Shpresoj të pranojë dhe të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës, këtë e them publikisht. Unë jam duke pritur për të. Pres përgjigjen e tij” përfundon Tavo.

/a.r

Next Post
Të shtëna me armë në New York, humbin jetën dy gra, plagosen disa të tjerë

Të shtëna me armë në New York, humbin jetën dy gra, plagosen disa të tjerë

Comments 1

  1. Marinaqi Gjerko. says:
    2 years ago

    Propozim burrëror. Konkret. Miqesor. Paqësor. Rrezaton Zgjuarësi dhe harmoni në komunitet. Etj, etj, etj.
    Pooooor….
    Në se fiton Gjikuria, po ti,o Tavo, do të qëndroje nënkryetar Bashkie – sigurisht në se të ofrohet kjo gjë ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com