• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tatimorët nuk përballojnë terrenin, rinisin punën evazorët

by
09/09/2015 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata tatimore duket se nuk mund të përballojë me personel kontrollet në mbi 160 mijë biznese. Pikërisht kjo është dhe arsyeja që ekspertët nuk rekomandonin përqendrimin tek biznesi i vogël, pasi dhe sipas një studimi të FMN-së, kosto e burimeve njerëzore që duhen për të kontrolluar këto biznese i tejkalon përfitimet në rritjen e të ardhurave….

Aksioni antiinformalitet u duk se i dha rezultatet para se të niste. Lajmi se policia e rendit dhe tatimorët do të dynden në çdo cep të vendit i frikësoi bizneset për disa ditë, duke bërë që shumë prej tyre të mbyllnin aktivitetin. Por kur u pa se përgjatë dy javëve policia e tatimore dhe ajo e rendit nuk kanë mundur të jenë në derën e çdo dyqani, shumë prej aktiviteteve të vogla të biznesit kanë nisur punën në sërish në informalitet.

Nga një vëzhgim i  Monitor dje në zonën e Bllokut në Tiranë është shërbyer normal pa kupon tatimor. Një nga kamerierët pohoi se, aksioni nuk ishte aq i frikshëm sa u tha ndaj dhe puna ka vijuar normalisht. Pak më tutje një fast-food shërbeu në harkun e 5 minutave mbi 10 porosi pa kupon.

Më tej nëpër lagjet e Tiranës, njësitë e tregtisë dhe shërbimeve kanë nisur të hapen me orare më të gjata se javën e fundit pa kasën fiskale. Shumë prej tyre kanë vendosur të punojnë në të zezë, dhe janë vetorganizuar për të lajmëruar njëri tjetrin nëse ja tatimorët zbresin për kontroll.

Ekspertë të vjetër të tatimeve pohojnë se kjo situatë pritej, pasi administrata tatimore nuk mund të përballojë me personel kontrollet në mbi 160 mijë biznese. Pikërisht kjo është dhe arsyeja që ekspertët nuk rekomandonin përqendrimin tek biznesi i vogël, pasi dhe sipas një studimi të FMN-së, kosto e burimeve njerëzore që duhen për të kontrolluar këto biznese i tejkalon përfitimet në rritjen e të ardhurave.

Situata duket se është normalizuar edhe në rrethe. Bizneset e kanë filluar aktivitetin normalisht pasi i kishin të mbyllura aktivitetet për më  shumë se katër ditë. Te 600 grupet e kontrollit që tashmë janë në terren nuk mund të jenë në të njëjtën kohë në të gjithë qindra mijëra pikat e shitjes së mallrave dhe harbimeve në të gjithë vendin.

Një nga ekonomistët e njohur në vend Llazi Balliu tha për Monitor se aksioni antiinformaliet duhet përshëndetur, por dështimi sipas tij është sigurt nëse bëhet me selektivitet. Ai tha se, përdorimi i kasës edhe për disa kohë në Shqipëri do të jetë joefektiv për vetë ndërgjegjësimin tatimor që kanë bizneset. Ai tha se edhe për disa kohë tatimet duhet të mblidhen duke i klasifikuar bizneset sipas xhiros, ndërkohë që përdorimi i kasës të lihet fakultative.

Monitor

Next Post

Raporti i OSBE-ODIHR për 21 Qershorin, përplasen Rama dhe Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com