• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tatimi 5% për rivlerësimin e pronave, agjenti imobilar jep detaje: Me leverdi për qytetarët

by A R
02/10/2024 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e sotme në studion e “Rudina” në Tv Klan të ftuarit diskutuan për projektligjin e ri të qeverisë për uljen e tatimit të pronave nga 15% në 5%. Agjenti imobilar Armand Shkëmbi dhe ekspertja Eriola Hoxha dhanë detaje për publikun sa i përket këtij projektligji. Të dy njëzëri u shprehën se nga kjo nismë e qeverisë qytetarët do të kenë shumë leverdi.

Eriola Hoxha: Projektligji që pritet të miratohet në parlament dhe më pas të bëhet i zbatueshëm për qytetarët është rivlerësimi në normën apo vlerën 5% në të gjithë tregun imobilar të shitjes apo të blerjes së apartamenteve. Që do të thotë se për të gjithë qytetarët shqiptarë që zotërojnë një pronë apo janë pronarë të pasurive të paluajtshme, pronat e tyre do të vlerësohen duke u bazuar tek çmimet e tregut, por dhe në varësi të ndërtesave, apartamenteve, vilave apo qendrave rezidenciale që janë në vendin tonë. Do të kenë çmime të ndryshme, me koefiçent të ndryshëm, gjë që do të sjellë që dhe në tregun imobilar të shitjeve të pasurive të paluajtshme, një çmim të ndryshëm.

Rudina Magjistari: Po le të themi se si do të realizohet kjo me një shembull konkret.

Armand Shkëmbi: Pjesa më e madhe e shqiptarëve i kanë të regjistruara pronat në librat e shtetit me vlerë të ulët. Po themi ti ke një apartament 100 metër katror, shteti ka vendosur një çmim reference në zonën tënde 95 mijë lekë të reja, për metër katror. Pra apartamenti yt në librat e shtetit vlen 95 mijë euro, ti e ke të regjistruar 35 mijë euro, pra në sytë e shtetit ti ke 60 mijë euro fitim nëse shkon ta shesësh. Sot ky 60 mijë euro fitim tatohet me 15%, që do të thotë 9 mijë euro taksë. Nëse ti e parapaguan këtë taksë paguan 1/3 e saj me 5%, pra nga 9 mijë euro parapaguan 3 mijë euro dhe vlera e regjistruar e pronës tënde shkon nga 35 mijë euro në 95 mijë euro, që pastaj kur ta shesësh 95 mijë euro, të paguash zero taksa.

Rudina Magjistari: Pra ne kursejmë 10% në këtë rast të fitimit. Gjë që është shumë me leverdi duhet thënë, sepse do duket sikur duhet të paguajmë tani diçka ekstra që s’është e nevojshme ta nxjerrim nga buxheti i familjes, por nga ana tjetër është diçka që na ndihmon dhe na ul shpenzimet tona më mbrapa.

/a.r

Next Post
Sondazhi/Jorida Tabaku, politikania më e pëlqyer nga PD

"Opozita s’bëhet pengesë për integrimin", Tabaku: Dokumenti i paraqitur nga qeveria ka mangësi të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com