• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita s’bëhet pengesë për integrimin”, Tabaku: Dokumenti i paraqitur nga qeveria ka mangësi të mëdha

by A R
02/10/2024 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njëherazi kryetare e Këshillit të Integrimit, u shpreh se Shqipëria do të duhej të kishte bërë më shumë hapa drejt integrimit në BE. E ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH ajo bëri përgjegjëse qeverinë, teksa akuzoi se dokumenti i paraqitur për integrimin, sipas saj, kishte mangësi të mëdha.

“Ditën e nesërme publikohet një raport që flet për korrupsionin dhe unë nuk e pranoj fare që ta normalizoj çështjen dhe ta krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit dhe të themi ndodh kudo. Jo nuk ndodh kudo, këtu te ne ndodh më shumë. Mora një shkresë nga kryenegociatoprja që më informonte se më 25 shtator kishte marrë një shkresë të presidencës hungareze për të dorëzuar pozicionin negociues. Unë e trajtova dokumentin politikisht, por dokumenti i paraqitur nga qeveria shqiptare ka mangësi shumë të mëdha. Është një dokuemnt që le vend për shumë interpretime dhe është një dokument deklarativ. Shqipëria e 2024 nuk e ka sot luksin që të ndodhet në stadin deklarativ”, tha Tabaku.

Ajo theksoi se opozita nuk po bëhet pengesë për procesin e integrimit të vendit.

“Opozita sot, me gjithë problemet që ka vendi dhe situatën që ne njohim, nuk bëhet pengesë për procesin e integrimit. Ne e trajtuam politikisht dhe thamë që opozita e mbështet këtë proces dhe trajtuam 6 kolona të rëndësishme, e para janë zgjedhjet. Qeveria thotë që reforma e plotë zgjedhore do të bëhet pas 2025,pra për 11 vite me radhë dështojmë të kemi një reformë të plotë zgjedhore. Mbajtëm një qëndrim për zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Është rasti Xhaçka në 3 raste, por janë edhe një sërë vendimesh të tjera të Gjykatës Kushtetuese që kanë prishur balancën e pushteteve. Mbajtëm një qëndrim sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe shkeljes së marrëveshjes së stabilizim asocimit, për pastrimin e parave për krimin e organizuar dhe skandalet e fundit që kanë dalë për lidhjen e krimit me policinë e politikën dhe mbajtëm një qëndrim sa i përket situatës në PD dhe ruajtjes dhe paanësisë në proceset zgjedhore duke patur parasysh që sot në PD kemi një situatë ku kemi një koleg që ndodhet në qeli pse ka bërë një denoncim”, theksoi Tabaku.

/a.r

Next Post
Izraeli zotohet të hakmerret ndaj sulmit të Iranit, reagon presidenti iranian: Do t’i përgjigjemi më fort

Izraeli zotohet të hakmerret ndaj sulmit të Iranit, reagon presidenti iranian: Do t’i përgjigjemi më fort

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com