• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet/ Taksa e re për makinat luksoze, sa do të paguani dhe si përllogaritet

by A R
14/05/2018 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makinat e luksit me kapacitet 6+1, që kushtojnë më shumë se 5 milionë lekë, nuk do të mund të shpëtojnë dot taksës së luksit. Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.14, datë 30.4.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.65, datë 07.05.2018, në të cilin janë bërë disa ndryshime në përllogaritjen e taksave mbi mjetet e përdorura të transportit, përfshirë edhe ato luksoze.
Sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve, ndër të tjera janë përcaktuar koeficientët sipas vjetërsisë për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, duke zëvendësuar përkatësisht dy tabelat që i klasifikonte automjetet në varësi të llojit të karburantit.
Ndryshon përcaktimi i kapacitetit mbi ato që konsiderohen automjete luksoze që nga 4+1 kalojnë deri në 6+1, si dhe duke ruajtur të pandryshuar parametrat e tjera teknikë siç janë:

a) cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose
b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.
Mbetet i pandryshuar aplikimi i taksës së përvitshme të mjeteve luksoze, e cila është taksë vjetore, për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ndryshimet
Nga llogaritjet e Financave, ndryshimet në ligj të lidhura me automjetet e luksit pritet të japin një efekt pozitiv prej 19 milionë lekësh në buxhet. Më parë, këtë taksë e paguanin të gjithë ato mjete 4+1 që kishin cilindratë mbi 3000 cm³ ose vlerë të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.
Ndryshimet u bënë në paketën fiskale të këtij viti kur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Trnspotti Rrugor në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze përcolli shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilët kanë cilindratë më të madhe më të madhe se 3000 cm³; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+1 në 6+1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse. /Monitor

ma.me

Next Post
I lindur “me këmishë”, burri fiton 2 jackpot-e brenda javës

I lindur "me këmishë", burri fiton 2 jackpot-e brenda javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

October 30, 2026
Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

Meta, TikTok dhe X humbasin padinë kundër organit mbikëqyrës të Mbretërisë së Bashkuar

October 30, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

October 30, 2026
Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë

October 30, 2026
Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

October 30, 2026
Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet

October 30, 2026
Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Protesta e djeshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

October 30, 2026
Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

October 30, 2026
I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

I dënuar në Itali për drogë, zhvatje dhe armëmbajtje ilegalisht, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari

October 30, 2026
Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In