• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet nisin auditimin e pasurisë së milionerëve, në sitë 33 të parët! Makinat e luksit e të tjera do të ballafaqohen me pasurinë e deklaruar

by A M
23/09/2024 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga shpenzimet ditore, tek ato mujore për faturat e dritave, të ujit, apo shpenzime të tjera, si dhe prona të regjistruara në kadastër e makinat luksoze, po merren në konsideratë nga tatimet për të hetuar pasurinë e milionerëve në vend. Auditimi i pasurisë ka nisur nga Administrata Tatimore me 33 personat me të ardhurat më të larta në vend, pas analizave të riskut që janë bërë për këtë kategori.

Këta persona janë kontrolluar për të ardhurat e tyre dhe për pasurinë që disponojnë, por nuk detajohet se cilat kanë qenë rezultatet deri më tani. Pjesë e këtij kontrolli deri në vitin 2027, do të jenë 200 individët më të pasur për të cilët ka dyshime për mos-justifikim pasurie.

Po ashtu do nisë projekti me DPSHTRR-në (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) për individët që zotërojnë makina luksoze për t’i ballafaquar me të ardhurat e deklaruara. Krahasimi do të avancojë më tej edhe me pasuritë e tjera, e deri tek gjobat që mund të ketë individi jashtë vendit. Kjo strategji e ballafaqimit të pasurisë me të ardhurat e deklaruara do të përfshijë të gjithë individët që dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave.

Aktualisht deklaratat e DIVA-s, po analizohen deri në fund të dhjetorit të këtij viti, e do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar pasurinë e individit me të ardhurat e disponueshme. Po për të hetuar pasurinë do të ngrihet edhe Regjistri i Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të individëve apo bizneseve, për të bërë të mundur që brenda 2026-ës të jenë pjesë e tij 12.800 taksapagues.

“Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10% të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026. Janë 128.000 taksapagues aktivë në vitin 2023 dhe pritet të ketë një regjistër për 10%, ose afërsisht për 12.800 taksapagues brenda vitit 2026”, thuhet në strategji

Për të goditur pasurinë e pajustifikuar, në rastet kur vërtetohet se fondet e deklaruara janë të pamjaftueshme për të financuar stilin e jetës do të analizohen sipas metodave inteligjente thuhet në strategji./Shqiptarja.com

Next Post
Qëlluan me armë drejt një makine/Tentuan ta fshehin ngjarjen, e pësojnë tre efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”

Qëlluan me armë drejt një makine/Tentuan ta fshehin ngjarjen, e pësojnë tre efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Kto jane pordhe me rigon,prradhat e dites ,nga banditet e k/hajdutit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In