• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tatimet ‘krehin’ Kamzën, kontroll 25 subjekteve: Aksioni do të vijojë në të gjithë territorin

by A R
17/06/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nё zbatim tё planit tё gjerё operacional pёr luftёn kundër Informalitetit, si njё nga objektivat e punёs së pёrditshme të Adminsitratёs Tatimore, strukturat e Drejtorisë së Verifikimit dhe Monitorimit nё Terren kanë kryer një sërë inspektimesh, nga ku rezulton se 25 subjekte, të pozicionuara në territorin e Bashkisë Kamëz ushtrojnë aktivitetin e tyre të paregjistruar në organin tatimor. Në kundërshtim të plotë me legjislacionin tatimor në fuqi, ndaj tatimpaguesve është marrë masa e bllokimit të aktivitetit me shirita.

Një aksion i tillë i organizuar dhe i detajuar, me numër, lloj aktiviteti, dhe adresë ushtrimi veprimtarie, në një territor të një Bashkie (Kamëz) kryhet për herë të parë pas aksionit të vitit 2015.

Administrata Tatimore sqaron se gjithsej janë kryer mbi 60 kontrolle verifikimi, nga të cilët 25 individë, ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore, 12 subjekte, që edhe pse ishin në listën e denoncuar nga Bashkia Kamëz për parregullsi, nga verifikimet rezultoi se ishin të regjistruara me NIPT dhe 2 subjekte që ishin me aktivitet të pezulluar, u riaktivizuan nga Administata Tatimore konform legjislacionit në fuqi.

Ky aksion, duke pasur nё fokus sigurimin dhe plotësimin e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve do tё ketё shtrirje të vazhdueshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kryerjes së detyrës, inspektorët e verifikimit dhe monitorimit në terren ishin të pajisur me uniformë identifikuese, risi kjo për Administratën Tatimore, e cila ka vendosur një standard të ri për identifikimin e inspektorëve në terren, me qëllim shmangien e abuzimeve dhe vizitave informale.

Administrata Tatimore sqaron se puna do të vijojë pasi lufta ndaj informalitetit na pёrket tё gjithёve, ndaj i lutemi çdo subjekti apo konsumatori të denoncojë rastet e parregullsive apo të abuzimeve me detyrën., në zbatim të ligjit.

/a.r

Next Post
“Barbas” dhe “Pelado”, pjesë e “Los Blancos”/ FOTO, kush janë 2 bosët shqiptarë të 2.2 tonëve kokainë që u kapën në Peru

“Barbas” dhe “Pelado”, pjesë e “Los Blancos”/ FOTO, kush janë 2 bosët shqiptarë të 2.2 tonëve kokainë që u kapën në Peru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com