• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Task-Forca, pas FBI, zbarkojnë ekspertët gjermanë dhe italianë

by A R
09/11/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbërritjes së dy agjentëve të FBI, edhe dy ekspertë nga Italia do të zbarkojnë në Tiranë, për t’iu bashkuar Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkaq, një ekspertë nga Gjermania është akomoduar dhe ka filluar punën në Tiranë. Gjithashtu, pritet ardhja e një eksperteje nga Britania e Madhe. Të dhënat janë bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Brendshme.Xhafaj tha gjithashtu se ekspertët do të paguhen nga vendet e tyre përkatëse.

“Ekspertët e FBI, Gjermanisë dhe të Italisë do të paguhen nga qeveritë e vendeve respektive. Ne krijojmë kushtet dhe stafin që u shërbejnë. Stafi është nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Nëse do të jetë e nevojshme për burime shtesë do i kërkoj qeverisë për të nxjerrë buxhet. Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia”, tha ai.

Duke folur për buxhetin, Xhafaj sqaroi se vendet partnere kanë akorduar një buxhet shtesë për Ministrinë e Brendshme.

“Dëshiroj të theksoj se, krahas këtij buxheti, agjencitë mbështetëse dhe vendet partnere kanë akorduar një buxhet shtesë. Ne kemi qenë përpara disa ditësh në një takim në Delegacionin e Komisionit Europian me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Dhe Komisioni Europian në një program të posaçëm të tij, disa nga vendet anëtare të BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke riparë buxhetin mbështetës për prioritetin e MB për të rialokuar fonde shtesë, që kanë të bëjnë me dy aspekte: me asistencë teknike dhe në investime logjistike. Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje të posaçme buxhetore për Ministrinë e Brendshme”, tha Xhafaj./b.d

Next Post
Korçë, shkrumbohet gjatë natës një furgon (FOTO)

Korçë, shkrumbohet gjatë natës një furgon (FOTO)

Comments 1

  1. rifi hysa says:
    8 years ago

    Jo vetem SHBA por dhe Italia e Gjermania po besojne ne seriozitetin e punes qe po bejme dhe po na ofrojne ndihme.

    Reply

Leave a Reply to rifi hysa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In