• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Task Forca me FBI, goditja e bandave do të fillojë nga…

by A R
09/11/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadorit Donald Lu, kërkuan arrestimin e kokave të para të krimit në Shqipëri, duke vendosur si afat ultimativ, ditët dhe javët para të vitit 2018. Për shembjen e kështjellës së krimit dhe më pas të korrupsionit elitar në Shqipëri, amerikanët u kanë ofruar një ndihmë të shumëfishtë autoriteteve shqiptare, me investime logjistike, angazhim të dy agjentëve të FBI në hetime, shuma monetare, asistencë teknike, dhënie informacioni për rrjetet e trafikut të drogës etj. Ndërkaq, një ditë pas publikimit të strukturës së Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, Shqiptarja.com sjell detaje mbi veprimtarinë e strukturës së re, për të cilën ndërkombëtarët kanë pritshmëri të mëdha.

Fillimisht, Taksa Forca Speciale në nivel qendror, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, agjentët e FBI, ekspertët e Gjermanisë, Italisë dhe eksperten britanike, do të analizojnë informacionet e mbledhura deri më tani nga organet ligjzbatuese përkatëse, rreth veprimtarisë së grupeve kriminale. Krahas analizës së informacionit, struktura e re, në bashkëpunim me struktura partnere homologe ndërkombëtare, do të përditësojë dhe mbledhë informacione të reja rreth botës së nëndheshme të krimit në Shqipëri dhe lidhjeve me politikën, për të nisur një hetim kompleks dhe vijuar më pas me procedimet penale. Kjo do të jetë faza e parë e veprimtarisë së Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar.

Faza e dytë
Faza e dytë konsiston në intensifikimin e hetimeve komplekse dhe të përbashkëta, me agjentët e FBI dhe eksperten britanike, duke përfshirë edhe aplikimin e metodave speciale të hetimit, për të mundësuar zbulimin dhe goditjen e grupeve kriminale, ku përfshihen financues, organizatorë, trafikantë, ndërlidhës, kultivues dhe shpërndarës. Shqiptarja.com ka mësuar se Task Forca Speciale për luftën kundër krimit të organizuar, agjentët e FBI, struktura të tjera partnere homologe ndërkombëtare, njësia e inteligjencës financiare shtetërore, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria për Krimet e Rënda, strukturat e policisë, shërbimet informative, specialistë të Hetimit Tatimor dhe specialistë të Hetimit Doganor, si pjesë e një njësie të përbashkët hetimore, do të nisin verifikimin e lëvizjes së parave në institucionet bankare dhe shoqëritë e transfertave monetare. Më pas hetimet do të shtrihen tek zyrat

zyrat noteriale si dhe të Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për identifikimin e pasurive të kokave të krimit. Në shenjtër do të jenë edhe zyrat e këmbimit valutor, ekspertët kontabël, kompanitë e sigurimeve, subjektet e lojërave të fatit dhe shoqëritë e qiradhënies financiare (Leasing). Sa i takon metodave speciale, në hetime do të përdoren pajisje sekrete, të mundësuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Faza e tretë
Faza e tretë e veprimtarisë së strukturës së re kundër krimit konsiston në procedimet penale dhe arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit në Shqipëri. Suksesi i Task Forcës Speciale nuk do të varet vetëm nga cilësia e hetimeve, por edhe nga vendimet përfundimtare të gjykatave për personat që do të vihen nën akuzë. Në fund të aksionit, Task Forca Speciale do të bëjë një listë me grupet kriminale të goditura dhe të shkatërruara, listë me personat e dënuar si dhe do të propozojë ndryshime të mundshme në legjislacion. /b.d

Next Post
Shqiptarët të parët për konsum ilaçesh në Europë, ja sa shpenzojnë

Shqiptarët të parët për konsum ilaçesh në Europë, ja sa shpenzojnë

Comments 5

  1. olti kola says:
    9 years ago

    Ne keto momente qe jemi mendoj qe keto bashkepunime do na ndihmojne shume ta zhdukim krimin dhe tu japim te gjitheve ndeshkimin e merituar.

    Reply
  2. Endri says:
    9 years ago

    Eshte nje bashkepunim i madh qe po behet mes vendit tone dhe nderkombetareve. Tashme shihet qe nje ardhme me e mire do jet per vendin e shum gjera do marrin drejtimin e duhur.

    Reply
  3. indrit akaj says:
    9 years ago

    kjo ndihme e shumfishte qe u eshte dhene autoriteteve shqipetare perkthehet ne nje pune mjaft te madhe qe do behet ne luften kunder krimit te organizuar.fillimi i mbare eshte gjysma e punes

    Reply
  4. besim haliu says:
    9 years ago

    bashkepunimi me nderkombetaret eshte mese i nevojshem per te arritur rezultatet e deshiruara.me ne fund ata po na japin mbeshtetjen e tyre.kjo tregon dhe se nga ana e vendit tone perpjekjet jane maksimale

    Reply
  5. lori kola says:
    9 years ago

    me vjen mire qe gjerat po fillojne te ecin ashtu sic duhet.puna e filluar me kaq seriozitet do te sjelle edhe perfundimet e pritshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kush nuk ka mëkate në PS e PD, do të braktisë anijet e vjetra

June 22, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

June 22, 2026
Presidenti i ri/ Ekonomi: Në zarfin e tre emrave që propozuam sot, ishte edhe një zonjë

Ekonomi: Rama nuk largohet, mandati i tij buron nga vota e mbi 800 mijë qytetarëve

June 22, 2026
VIDEO / Nis “marshimi mbi Tiranë”, droni zbulon pamjet e pjesëmarrjes në protestë

VIDEO / Nis “marshimi mbi Tiranë”, droni zbulon pamjet e pjesëmarrjes në protestë

June 22, 2026
Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

June 22, 2026
SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

June 22, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

June 22, 2026
Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

June 22, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Mandati i përket PS”, flet ministri i Ramës: Koçeku ishte në listë të mbyllur! S’ka asnjë votë personale

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In