• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

 “Tashmë jemi vëllezër”… Përse 1 mijë vite që një Papë të takohej me një Patriark Ortodoks rus

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Speciale Javanews/ Prej rreth një mijë vitesh, në kohën kur Kisha ishte një, të krishterë dhe ortodoksë kanë qenë të ndarë, por ndarja mes Perëndimit dhe Lindjes është thyer të premten, me përqafimin simbolik të Papa Françeskut dhe Patriarkut Ortodoks rus Kiril në kryeqytetin e Kubës, në Havana.

Krerët e dy degëve kryesore të fesë Kristiane bënë një takim që do të shënohet në librat e historisë, me një qëllim të vetëm, mesazhin humanitar për paqe dhe bashkim kudo në botë si dhe ndalimin e dhunës ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

“Më në fund, jemi vëllezër”- këto ishin fjalët e para të Papa Françeskut, në momentin kur ai takon Patriarkun Kiril.

Takimi që nuk ishte bërë kurrë në këto një mijë vite, edhe pse kishte rreth 2 dekada që diskutohej për një të tillë, ndodhi në Kubën Komuniste, në aeroport… për çudinë e shumëkujt.

Madje Patriarku Kiril, ka bërë dhe një vizitë homazhi tek njëri ndër heronjtë emblematikë të Kubës, Ernesto Che Guevara.

papa1

SKIZMA E MADHE, arsyet se përse u desh 1 mijë vite për një “ribashkim” të fesë dhe besimit në Krisht

Ajo që quhet si Skizma e madhe daton rreth vitit 1054, kohë kur Kisha Romake Katolike dhe Kisha Ortodokse përplasen për një sërë arsyesh teologjike, historike dhe politike.

Po cfarë arsyesh?

Pikë së pari Kisha Ortodokse ishte e vendosur në Kostandinopojë, në kryeqendrën e Perandorisë romake të Lindjes, pas ndarjes që bëri Kostandini në viti 330 AD(Pas vdekjes së Krishtit). Historikisht, pushtetin e kishin patur Papët e Perëndimit, por me rënien e fuqisë së Perandorisë Romake atje, ra edhe influenca e tyre.

Kishte edhe probleme gjuhësore. Në kishën romake flitej Latinisht ndërsa në atë Ortodokse flitej Greqisht.

Për të mos harruar dhe doktrinën dhe diskutimet teologjike. Që në vitin 589 në Këshillin e Toledos, të krishterët romakë kishin krijuar doktrinën e TRINITETIT të Shenjtë.

Rrënjët e problemit?

Prej vitesh gjuha, nga një anë latine dhe nga ana tjetër greke, kishte sjellë një ftohje dhe tjetërsim mes klerikëve katolikë e ortodoksë. Nuk flitej apo lexohej përmes një gjuhe të vetme. Në vitin 800 Carlsi Madh( Personi përgjegjës për bashkimin e Europës Perëndimore dhe njëri ndër personat që hodhi bazat për krijimin e Francës dhe Anglisë) u kurorëzua nga Papa si perandori i ri i Perandorisë Romake. Problemi është që Grekët Bizantinë e me ta Ortodoksët nuk e njohën atë.

Më pas nisën përplasjet teologjike. Teologët e Carlemanjë (Carlsit të Madh) i qujatën heretikë ortodoksët dhe anasjelltas.

Me kalimin e kohës, hierarkia e Kishës Romake pësoi ndryshime dhe Papa u bë nyja lidhëse e rendit monarkik në të gjithë europën perëndimore. Ndryshe ndodhi në lindje, ku Kisha Ortodokse ruajti një hierarki, anëtarët e të cilëve cilësoheshin si të barabartë.

Diferencat u kristalizuan me përplasjen mes Papa Nikolas-in e I dhe Patriarkun e Kostandinopojës Fotius… kjo solli skizmën e viti 867.

Në vitin 1009, Kisha Romake futi në përdorim Filiokën, një koncept esencial teologjik, me të cilin Ortodoksët ishi plotësisht kundër. Në kundërsulm, Kisha Ortodokse zhduku nga listat dhe librat e vet emrin e Papës së Romës.

Nuk kalon shumë kohë dhe Kisha Romake me Papatin kërkojnë juridiksion në të gjitha Kishat Kristiane( Përfshi edhe ato ortodokse). Kjo kërkesë u injorua nga Lindja. Një fisnik italian, lombard, i quajtur Melo, arriti t’i mbushë mendjen Normanëve që të pushtojnë jugun e Italisë që ishte nën kontrollin e Kostandinopojës, duke sjellë në këtë zonë forcimin e Kishës Romake. Si kundërveprim, ortodoksët, përmes Patriarkut Cerularius mbyllën të gjitha Kishat latine në Kostandinopojë.

Momenti kur gjërat u bënë serioze?

Kardinali Humbert i Kishë Romake u çua në Kostandinopojë nga Papa Leo i IX, për të vënë nën pushtetin romak Patriarkun Ekumenik Mikael Cerularius. Gjatë një meshe që do të mbahej në Kishën e Dijes së Shenjtë (Sancta Sapientia-lat) në Kostandinopojë, Kardinali Humbert vuri në altar një letër të vulosur nga Papa, që lajmëronte shkishërimin e Patriarkut. Pas lënies së letrës Humbert tha “Le të shohë Zoti dhe të gjykojë”, e më pas u largua. Më pas, vetë Patriarku Cerularius bëri të njëjtën gjë, shkishëroi Papa Leo-n e IX.

Pas disa shekujsh… cfarë ndodhi më pas?

Në vitin 1204, në kohën e Kryqëzatës së katërt, në vend të luftës për Tokën e Shenjtë u vendos që të sulmohej Kostandinopoja… Kryqtarët shkuan dhe e plaçkitën vendin, për të mos përmendur vrasjet masive, të cilat u cilësuan si të turpshme edhe në atë kohë.

Pati dy përpjekje për pajtim

Përpjekja e parë për një ripajtim u bë në vitin 1274 në Këshillin e Lion-it( Këshilli dytë), ndërsa e dyta në vitet 1438-39 në Këshillin e Firences. Në të dy këshillat, ortodoksët pranuan kërkesat e Papatit Latin, madje edhe doktrinën e tyre të “Filiokë-s” ( doktrinë teologjike e të krishterëve romakë që Ortodoksët nuk e pranonin që në vitet 800)… por gjithçka mbeti në letër. Tashmë ndarja ishte e prerë dhe plaga e ftohtë.

Gjithçka përfundon dhe ndarja pranohet kur…

Me kalimin e kohës, Perandoria Bizantine, pavarësisht se arriti të dëbojë Kryqtarët, u dobësua aq shumë saqë në vitin 1430 u uzurpua për t’i lënë vendin Perandorisë Otomane.

Një minutë… Papa Francesku u takua me Patriarkun rus dhe jo atë të Kostandinopojës

Në fakt, pas pushtimit të Bizantit ka Perandoria Romake nuk ka më Kostandinopojë. Por, Patriarku Ekumenik, si quhej dhe dikur, ka akoma edhe sot, pozicionin e tij eminent në botën Ortodokse. Por Papët dhe Patriarkët Ekumenikë janë takuar edhe më parë… psh në vitin 2014 Papa Francesku është takuar me Bartholomev. Ideja është se tashmë ka shumë pak të Krishterë Ortodoksë në Turqi dhe Patriarkati i Kostandinopojës e ka humbur forcën e saj të dikurshme, në kohën e Bizantit. Prandaj Patriarkati rus dhe Kisha ruse Ortodokse (të mos harrojmë se shumica e popullsisë ruse dhe sllave janë ortodoksë) janë si të thuash kryeqendra e fesë Ortodokse.

Ndaj dhe takimi mes Papa Franceskut dhe Patriarkut rus Kiril është kaq i rëndësishëm.

 

Next Post

Rrëzohet në Lumin e Tiranës teksa punonte në çatinë e banesës, polumbarët nisin kërkimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In