Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, e vlerësoi Ekspon e Klik Eskpo Groupit, si eventin ku për herë të parë, janë së bashku sektorët nga përmirësimi i stilit personal të veshjes, përkujdesja për kafshët- shtepiake, nga zbukurimi i kopshtit të shtëpisë dhe zbukurimi i siperfaqeve të qytetit tonë e deri tek mbrojtja e mjedisit.
E pranishme në ceremoninë e panairit të Klik Ekspo Group, që ngriti siparin sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nën logon “Textile and Fashion Show, Festivali i Luleve, Peizazhi Urban dhe Pet Show”, Paskali tha se, natyra me kompozimet e luleve dhe të bimëve apo me sektorin evergreen, është i lidhur ngushtesisht me mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e hapësirave të gjelbra, që është dhe një nga misionet kryesore të Bashkisë Tiranë.
Në këtë konteks vijoi ajo, Bashkia e Tiranës është prezente në këtë panair me Ndërmarrjen Nr.1; Agjensinë për Mbrojtjen e Konsumatorit; Agjensinë e Parqeve dhe Reekreacionit si dhe me Drejtorinë e Mjedisit prane Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit, për të prezantuar projektet e saj më kreativ që synojnë gjerbërimin e qytetit.
“Bashkia Tiranë ka filluar për herë të parë projektin për aplikimin e ‘’Tarracave të Gjelbra’’ në godinat publike dhe private të qyetit duke patur parasysh të mirat e aplikimit të tarracave të gjelbra si: përmirësimi i cilësisë së ajrit si rrjedhojë e rritjes së vegjetacionit, përmirësim i eficencës së energisë në godinat ku aplikohen, reduktimi i zhurmave, rritja e hapsirës së rekreacionit në qytet, përmirësimi estetik i godinave, rritja e vlerës së banesave, etj”-tha Paskali.
Ndërsa solli në vëmendje të pjesëmarrësve se, godina qëndrore e Bashkisë Tiranë është objekti i parë ku është mundësuar aplikimi i taracës së gjelbër. Ndërkohe që,vijoj ajo në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë përfunduar projektet e taracave të gjelbra për 10 objekte në zonën e ’21 Dhjetorit’’, zonë problematike për ndotjen e ajrit.
“Zbatimi i projekteve në zonën e ‘’21 Dhjetorit’’ do t’i shtojë qytetit sipërfaqen e gjelbër, duke ndihmuar drejtpërdrejtë ne përmirësimin cilësisë së ajrit në këtë zonë”-theksoi Paskali.
Ajo vuri në dukje se, ndërmarrja 1, Drejtoria e Zhvillimit dhe e Mirëmbajtjes së Gjelberimit të Qytetit ka në qëndër të punës së saj shtimin, krijimin dhe mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbera, drurëve dhe shkurreve dekorative, luleve sezonale në të gjithë qytetin e Tiranes, me qëllim krijimin e një ambienti çlodhes dhe argetues si dhe rritjen e cilësisë se ajrit si dhe uljen e normes së ndotjes për qytetarët tanë.
Ndërkohe që Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit na ofrohet në këtë event me vizionin ambientalist e natyralist të Bashkisë së Tiranes.
“Kjo Agjensi kujdeset për Kurorën e Gjelbër, parkun e madh të Liqenit, parqet e reja dhe pyjet, me objektiv kryesor shtimin dhe ruajtjen e pyjeve, mbrojtjen e mjedisit, Inkurajimin e start-up ne sektorin e gjelber etj”-tha Paskali.
Projekti i fundit por jo me pak i rëndësishëm, theksoi ajo, është ai i paraqitur nga Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit me fokus Klinikën Veterinare të Bashkisë së Tiranes. Klinika Veterinare është struktura ku po zhvillohen për herë të parë procesin e sterilizimit, vaksinimit dhe matrikullimit të qenve endacakë të Tiranës, për minimizuar qente endacak ne rruget e kryeqytetit, dhe rritur sigurine e qytetareve.
Tre kolonat e nje Expoje
Moda- Stil dhe look me të cilën merremi çdo ditë. Moda është ndër industritë e fundit pa eksternalitete që ndotin natyrën, e shfrytëzojnë pa u shteruar, frymëzohen duke e mbarështuar. Veshje me materiale ekologjike, shembujt më të mirë të ndërmarrjejeve që nuk ndotin mjedisin gjatë proçesit të prodhimit do të prezantohen në Textile and Fashion Show. Moda e Përgjegjshme e Riciklimit duke i dhënë vlerë mbetjeve urbane,nxitja e pedalimit përmes “Manualit te Ciklistit Urban”, janë nisma që nxisin ndërgjegjësimin e qytetareve për të mbrojtur ambientin si një vlerë të përbashkët.
Grati & Street Art Show: pjesemarrja e artisteve të grafitit në rrugë DavidCampana artist që merr kërkesa në vazhdimësi për punë të vërteta për të vënë firmën e tij mbi ambiente private rezidenciale, ambiente publike, bare dhe resorante e te tjera lokale muret e te cilave, te brendshme apo te jashtme,mbajne artin e PANIC.
Profesionet “Natyrale”: Që nga kompozimet e peizazheve dhe koreografive me lule e bime, deri tek sythet e një zhvillimi te ri te sektorit, do te grupohen kultivuesit lokale nder të cilët Garden Line, furnizuesit ndërkombëtarë, artizanë dhe te pasionuar, e deri tek studiot e dizajnit dhe arredimit dhe gjelbërimit te Qytetit, me fokus te veçante femijet dhe te rinjte artiste e te pasionuar. Tiranës i shtohet një “sere e re” për vizitoret dhe specialistet ne kërkim të “prerjeve” te reja urbane, kohës se lire cilësore, rritjes dhe lartësimit përmes punes se dores dhe artizanales, perkujdesjes ndaj Kafsheve ne “PetCare Fair” e te tjera nisma qe mbrojne te mirat e pasurite e perbashketa.
Sektor Evergreen: edhe pse vitet e fundit rritja e importeve ndaj eksporteve,i ka kthyer kultivuesit ne tregtarë, shënjestra e Festivalit te Luleve dhe Peizazhit, do të jete rivlerësimi i produktit “Prodhuar në Shqipëri” dhe nxitja einvestimeve nga kompanite e huaja. Ngushtësisht i lidhur me Mjedisit, rritjen ehapësirave te gjelbra dhe inkurajimin e komunitetit te biznesit per te investuar ne infrastruturen e gjelber te qyteteve, mbjelljen dhe perkujdesjen e pyjeve, ujerave dhe ajrit, menaxhimin e mbeturinave urbane dhe riciklimit apo rivleresimit te mbetjeve.
Klik Ekspo Group i çel këto nisma më 8 qershor, në përkim me një ditë të shenuar: Dita e Ekspove të mbarëbotshme (Global Exhibitions Day). Një nga motot e kësaj dite është: Inkurajo profesionistët e industrisë së panaireve dhe frymëzo brezat e ardhshëm.Kjo moto vlen edhe për vendin ku jetojmë e punojmë, ku ndërtojmë evente e thurim ëndrra, ku buzëqeshim e festojmë me fitoret e vërteta, por edhe dëshpërohemi nga evente të ushqyera nga mediokriteti. Le të kontribuojmë per te bashkepunuar më tepër në emër te progresit dhe ëndrrës së bukur të fëmijëve tanë për një Shqipëri europiane. (java / r.a)