• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tarifat gjyqësore” stratosferike, ku cënohen qytetarët në gjykata

by Java News
23/11/2017 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

SPECIALE JAVANEWS/ Presidenti Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtin edhe një herë në Kuvend ligjin për “Tarifat gjyqësore”. Parë me gjakftohtësi vendimi i Metës për ta kthyer ligjin është i drejtë, pasi në thelb ligji në formën që është miratuar nga Kuvendi vetëm me votat e mazhorancës, cënon rëndë të drejtën e aksesit në gjykatë të qytetarëve. Në këtë përfundim arriten edhe një sërë ekspertësh ligjorë të shoqërisë civile, pas një analize juridike që i bënë projektligjit pak përpara se ai të miratohej në Kuvend. Ato i’u drejtuan edhe Kuvendit që të mos e miratojë projektligjin “Për tarifat gjyqësore” në formën që ishte paraqitur. Ligji sjell një sërë problematikash, sidomos neni 5 pika 3 të ku parashikohet se: “Tarifa gjyqësore për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2000 lekë dhe jo më e lartë se 10.000.000 lekë”. Ky përcaktim cënon rëndë të drejtën e aksesit në gjykatë të qytetarëve, shkruan javanews.

PROBLEMATIKAT

Ndryshimet e parashikimit ligjor përsa i takon vendosjes së tarifës maksimale prej 20.000.000 lekësh për fillimin e një procesi gjyqësor dhe vendosjes së tarifës gjyqësore për gjykimet në gjykatat e apelit dhe në Gjykatën e Lartë jane rrënuese. Neni 5, pika 2 dhe 3 kufizon të drejtën e aksesit në gjykatë dhe të paraqitjes së ankimit në një gjykatë më të lartë, cënon parimin e sigurisë juridike dhe limitet e kësaj tarife nuk janë propocionale dhe në interesin public, shkruan javanews.
Vendosja e tarifës maksimale prej 20.000.000 lekësh përbën një limit maksimal shumë të lartë dhe të pajustifikuar që i vendoset një subjekti që fillon një proces gjyqësor për të kërkuar rivendosjen e një të drejtë ose interesi të ligjshëm të shkelur. Parashikimi i një limiti të tillë, mundëson vendosjen e tarifave gjyqësore të papërballueshme për subjektet që i drejtohen gjykatës, duke cënuar të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë, në kuadrin e procesit të rregullt ligjor. Për rrjedhojë, vendosja e tarifës maksimale prej 20.000.000 lekësh, nuk është në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe të garancisë së të së drejtës për akses në gjykatë.

ANALIZA LIGJORE

Nga analiza e ligjit “Për tarifat gjyqësore”, dispozita ligjore që parashikon gjykimi në gjykatat e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë kufizon të drejtën e shtetasve për akses në drejtësi. Përkatësisht në nenin 5, pika 3, parashikohet: “Tarifa gjyqësore për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2000 lekë dhe jo më e lartë se 10.000.000 lekë”. Nga krahasimi i tarifës aktuale për pranimin e ankimeve kundër vendimeve të gjykatës (e cila është në vlerën 200 lekë) me tarifën e ankimit dhe të rekursit në këtë ligj (e cila varion nga 2000 lekë e deri në 10.000.000 lekë) vihet re një rritje maksimale e saj. Legjislacioni në fuqi e vlerëson pagesën maksimale të tarifës 1% të vlerës së padisë, si një tarifë të vetme për të gjithë procesin gjyqësor, pasi ky i fundit vleresohet si një i vetëm, pavarësisht se zhvillohet në 3 – 4 shkallë gjykimi. Kësaj tarife që paguhet në shkallë të parë i shtohet dhe një pagesë “taksë pulle” prej 200 lekësh për çdo ankim deri në Gjykatë të Lartë (apel dhe rekurs). Ligji parashikon përveç pagesës deri në masën 20.000.000 lekë në shkallë të parë, edhe një pagesë deri në masën 10.000.000 lek për çdo ankim deri në Gjykatë të Lartë (apel dhe rekurs).

Në këtë mënyrë, ligji parashikon që në nivel maksimal, tarifa gjyqësore për paraqitjen e ankimit dhe rekursit do të jetë sa ½ e tarifës për inicimin e procesit në shkallë të parë. Sa më sipër, përbën një kufizim së të drejtës të ankimit dhe rekursit, nëpërmjet kushtëzimit të pagesës të një shume deri sa ½ e shumës së paguar për inicimin e gjykimit, ndërkohë që shqyrtimi gjyqësor është një proces i vetëm dhe shqyrtimi në apel dhe në Gjykatë të Lartë, përbëjnë vetëm dy mjete të kontrollit të ligjshmërisë së vendimit të gjykatës më të ulët. Parashikimi i tarifës nga 2.000 lekë deri në 10.000.000 lekë për të paraqitur ankim dhe rekurs, nga 200 lekë që është me parashikimin nënligjor aktual, përbën një ndryshim jo proporcional dhe të pajustifikuar nga interesi publik. Për rrjedhojë, mosplotësimi i këtyre dy kushteve në mënyrë kumulative përbën cënim të parimit të sigurisë juridike. E drejta për t’u ankuar të paktën një herë, nuk mund të jetë kufizohet nëpermjet vendosjes së tarifave, për më tepër të llogaritura në maksimum deri në masën e ½ të tarifës së përcaktuar për inicimin e procesit në shkallë të parë. Nisur nga kjo problematikë duket se kthimi në Kuvend i ligjit për “Tarifat gjyqësore” është një vendim i drejtë i Presidentit dhe një mundësi për korrigjim nga ana e Kuvendit, shkruan javanews.

Next Post

Tiranë, gjenden pas 2 ditësh adoleshentet e zhdukura, akuzojnë vëllain për largimin nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

May 13, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

May 13, 2026
“Kushdo veç teje president(e)”/ Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Vjosa Osmanin nga Albin Kurti (VIDEO)

“Kushdo veç teje president(e)”/ Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Vjosa Osmanin nga Albin Kurti (VIDEO)

May 13, 2026
Tranzicion pa prag apo demokraci me prag?

E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

May 13, 2026
Flet rusisht dhe njeh Putinin, Angela Merkel mund të rikthehet me rol kyç në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

Flet rusisht dhe njeh Putinin, Angela Merkel mund të rikthehet me rol kyç në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

May 13, 2026
Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret

Qeveria miraton subvencion 50 lekë/litër nafte për transportin publik/ Zbardhet VKM-ja, ja kriteret

May 13, 2026
Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela: Do ta ankimoj!

Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë për mohimin e kandidaturës nga PD, Mereme Sela: Do ta ankimoj!

May 13, 2026
E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

Tranzicion pa prag apo demokraci me prag?

May 13, 2026
Për herë të parë në histori! NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta

Për herë të parë në histori! NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta

May 13, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In