• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tarifa 10%, ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Do ndikojë negativisht në tre sektorë, por mund të jetë edhe ‘Mundësi e Artë për Shqipërinë

by B K
04/04/2025 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tarifat e ‘Shtëpisë së Bardhë’ janë si një gurë i hedhur në ujë që krijon valë në gjithë ekonomike në gjithë botën. Përtej shifrave të humbjeve që tanimë kanë nisur të kalkulohen, ish presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço tarifën e vënë për Shqipërinë e konsideron të ‘miqësisë’, pasi është më e ulta në Ballkan, dhe vendi duhet ta përdor me zgjuarsi.

“Shqipëria ndodhet në një pozitë unike ‘mesi të artë’ që mund të shfrytëzohet për oprtunitete tregtare. Dhe ky avantazh konkurrues i papritur mund te shfrytëzohet ku Shqipëria te kthehet ne një ‘portë tregtare alternative’ për eksportuesit evropianë që kërkojnë të zbusin ndikimin e tarifave”, shprehet Jaço.

Edhe pse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë në shifra të vogla, Jaço thotë se tre sektorë do të ndikohen menjëherë.

“Tre sektorët tanë më të prekur – bimët medicinale, këpucët dhe metalet – po përballen me një realitet të ri ku porositë amerikane po reduktohen dhe presioni për ulje çmimesh mund te kërcënoje vendet e punës dhe fitimet e tregtareve. Presioni krijon një efekt 2-fish të dëmshëm: sherbela dhe livanda shqiptare bëhen më të shtrenjta, dhe blerësit amerikanë ose blejnë më pak, ose kërkojnë ulje çmimesh”, pohon Jaço.

Vjet prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë shitën në tregun amerikan 16.5 milionë euro bimë medicinale dhe aromatike nga 14 milionë euro në vitin 2023, por një tarifë e shtesë mund të sjellë falimentime.

“Në fshatrat e Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit, kjo përkthehet në pasiguri reale dhe të ardhura më të ulëta, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj industrie jetike për disa zonat rurale”, tha Jaço.

Në total gjatë vitit 2024 Shqipëria eksportoi drejt SHBA, përmes partnerëve evropianë 70 milionë euro mallra. Më shumë kosto pritet të ketë edhe për bizneset që eksportojnë drejt SHBA gizë dhe çelik (30 mln euro) apo alumin e pjesë të mobilierive eksportet e të cilave vjet ishin 7.8 mln euro.

Ndërsa prej SHBA-së blemë 205 milionë euro mallra, kryesisht, mjete transporti me vlerë 66.8 milionë euro, lëndë djegëse afro 40 milionë euro dhe pjesë këmbimi në aviacion 17.2 milionë euro. Të gjitha këto produkte pritet të shtrenjtohen edhe më shumë si rezultat i tarifave.

Indirekt Shqipëria do të ndikohet nga dobësimi i mundshëm i ekonomisë evropiane si rezultat i tarifave më të larta, që mund të përkthehet në më pak turizëm dhe remitanca.

“Kjo pasiguri i bën bizneset të frenojnë planet e investimeve, duke krijuar një klimë ekonomike ku fjala kryesore është ‘presim e shikojmë’, thotë Jaço.

IMPORTET
66.8 mln euro Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonat e hekurudhës+
17.2 mln euro Avionët, anijet e hapësirës dhe pjesët e tyre
5.2 mln euro Makineri dhe pajisjet elektrike
40 mln euro Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre
Farmaceutikë 4 mln euro
EKSPORTET
16.4 mln euro Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj,
3.9 mln euro Vajrat thelbësore dhe rrëshirat, përg, e parfu,, kozmetikës, tualetit
Giza dhe celiku 30 mln euro
Alumin 4.8 mln
Mobileritë, kreva., dyshekët, llampat 3 mln euro

Next Post
“Bashkëpunëtor të sigurimit, pjesë e listave”, Sula: Kandidatët të verifikohen, e turpshme të jenë në parlament

"Bashkëpunëtor të sigurimit, pjesë e listave", Sula: Kandidatët të verifikohen, e turpshme të jenë në parlament

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Tarifa te larta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In