• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tare paralajmëron Italinë: Kombëtarja jonë po rritet! Do ta shihni… atë ditë do jenë 80 mijë njerëz

by Java News
11/12/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Igli Tare shpjegon arsyet e ndarjes nga klubi bardhekaltër i Lazios pas 18 viteve: “Ishte koha të ndaheshin në mënyrë civile, pa qejfmbetje”.

Ai ka bashkëpunuar gjatë me trajnerin që kryeson Serie A me Interin: “Simone Inzaghi ishte i paracaktuar, studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. Ai e bëri këtë me përulësi dhe përkushtim, tani është një trajner i kompletuar”.

“Nuk është vetëm Seria A, gjithçka mund të ndodhë në një çast. Duke studiuar mund të zbuloni se kush është më i mirë, kush është përpara. Anglia me Premier League, padyshim. Por edhe Gjermania” thotë Tare kur pyetet për të ardhmen e tij në “Corriere della Sera”

18 vitet e kaluara te Lazio nuk mund të fshihen, Igli Tare shpjegon arsyet e ndarjes nga klubi bardhekaltër: “Ishte koha të ndaheshin në mënyrë civile, pa qejfmbetje”. Ai ka bashkëpunuar gjatë me trajnerin që kryeson Serie A me Interin: “Simone Inzaghi ishte i paracaktuar, studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. Ai e bëri këtë me përulësi dhe përkushtim, tani është një trajner i kompletuar”.

Shqiptari flet edhe për të ardhmen e tij, pas 18 vitesh te Lazio: “Nuk është vetëm Seria A, gjithçka mund të ndodhë në një çast. Duke studiuar mund të zbuloni se kush është më i mirë, kush është përpara. Anglia me Premier League, padyshim. Por edhe Gjermania.

Përveç Bayern Munich, ajo që ka bërë Bayer Leverkusen është e pabesueshme. Një trajner i madh, Xabi Alonso, një klub shumë i organizuar, infrastrukturë e jashtëzakonshme. Italia është shtëpia ime, kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës këtu. Megjithatë nuk është vetëm Seria A, unë jam i përditësuar. Përballë një projekti interesant, mund të punoja edhe jashtë Italisë. Kjo varet edhe nga vlerat që ka një klub.

Po futbolli në Itali? Si shkollë futbolli nuk diskutohet, vlera e trajnerëve është një fakt i pohuar në mbarë botën. Megjithatë, në nivel organizativ, ne jemi vite dritë prapa këtu. Djali im më i vogël është 11 vjeç, ai luan për Lazion. Si prind që e shoqëron në seancat stërvitore dhe në ndeshje, i kuptoj vështirësitë e familjeve, sakrificat.

Një klub i madh futbolli duhet të punojë për këtë, të krijojë një organizim që lehtëson angazhimin e familjeve. Kështu mund të lindësh kampionë. Përndryshe rrezikoni të humbni shumë prej tyre. Fatmirësisht Italia do të zhvillojë Kampionatin Europian në vitin 2030, por nuk është problem vetëm ndërtimi i stadiumeve. Ne kemi nevojë për infrastrukturën që e bën një klub të madh, duke filluar nga sektori i të rinjve”.

Dhe në fund të intervistës për “Corriere della Sera”, ish-kapiteni ynë kuqezi nuk mund të mos pyetej për atë që na pret verën e ardhshme: Itali-Shqipëri do të zhvillohet më 15 qershor në Dortmund. Tare, për kë do të bëjë tifo? I dyzuar, por jo sa për ta konsideruar “italian”:

“Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë. Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, 9 vite më parë.

Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj, kujdes: kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë. Spalletti është i mirë, ai e di mirë këtë.”/m.j

Next Post
“Më kërcënuan”/ Dëshmia e Abdyl Ramës: Miqtë e Belerit kërkuan të tërheq deklaratat, premtuan azil në Greqi. Po falimentojmë

Gjykata rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Tensione në sallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In