• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë

by A R
01/09/2025 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky moment historik thekson kontributin strategjik të TAP në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e qëndrueshëm të Evropës

Baar, Zvicër – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka sjellë 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë që nga fillimi i operimit tregëtar. Kjo arritje e rëndësishme demonstron rolin e TAP në sigurimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror nga një burim i  besueshëm dhe i diversifikuar, duke rritur konkurrencën dhe duke kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit në të gjithë Evropën Juglindore.

TAP, si segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, sjell gaz natyror nga Azerbajxhani në tregjet evropiane. Që prej fillimit të operimit tregëtar në fund të vitit 2020, TAP ka transportuar:

  • Mbi 41.7 bcm në Itali
  • Më shumë se 4.8 bcm në Greqi
  • Mbi 3.2 bcm në Bullgari

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP-it, komentoi: “Arritja e 50 bcm është më shumë se një moment historik, është një demonstrim i qartë i rolit strategjik të TAP në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës dhe mbështetjen e objektivave lidhur me ndryshimet klimatike. Duke sjellë gaz në mënyrë të sigurt dhe të besueshme nga një burim i ri dhe një rrugë e re, TAP ka ndihmuar në diversifikimin e burimeve të energjisë së Evropës Juglindore dhe në zvogëlimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile më të rënda, duke përparuar gjithashtu përgjatë një rruge dekarbonizimi për operimin tonë.

Me shikimin drejt së ardhmes, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë më tej në këto objektiva. Në fakt, niveli i parë i zgjerimit të kapacitetit të TAP, i cili do të shtojë 1.2 bcm kapacitet afatgjatë në vit nga fillimi i vitit 2026,  tashmë është duke u zhvilluar dhe do të na mundësojë të bëjmë akoma më shumë. Kjo mund të hapë rrugën për zgjerime të mëtejshme të kapaciteteve përmes Testimeve të Tregut, në varësi të kërkesës dhe zhvillimeve të mjedisit energjetik në Evropë.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “TAP ka transportuar flukse të pandërprera gazi për më shumë se katër vite e gjysmë, duke ofruar shërbime të besueshme për klientët tanë,  transportuesit e gazit. Që nga fillimi i vitit 2022, për të adresuar kërkesat në rritje të Evropës për gaz natyror, TAP arriti të shfrytëzojë kushtet e funksionimit të asetit dhe të zhvillojë produkte komerciale që na mundësuan të transportojmë vëllime përtej kapacitetit nominal të gazsjellësit. Kjo forcoi sigurinë energjetike të Evropës dhe më pas forcoi rolet e vendeve pritëse si qendra rajonale të energjisë. Ndërsa Testimi i Tregut 2023 është në përfundim e sipër dhe Testimi i Tregut 2025 sapo ka filluar, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kërkesës së tregut duke mundësuar zgjerime të mëtejshme të kapacitetit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin Azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve. TAP është tashmë i lidhur me Interkonektorin Greqi Bullgari (IGB), i cili filloi operimin tregtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz nga Kaspiku, duke rritur kështu sigurinë e furnizimeve me energji në një vend tjetër evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumëfishta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: bp (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%), Enagás (20%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com

Next Post
“Kosova”/ Milo: Serbia s’ndërhyn dot ushtarakisht, bën presion. Ish-ambasadori: Operacion special për të aneksuar Veriun

Vlera globale e ndikimeve të Luftës së Dytë Botërore në zhvillimet politike e sociale kombëtare e ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com