• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TAP si një akuzë e gatshme ndaj Berishës dhe Metës për SPAK!

by Dritan Hila
08/05/2022 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

E investiguar në detaj dhe e trajtuar në Dritare TV deri në kufijtë e ngjirjes, çështja e gazësjellësit TAP tashmë është një libër i hapur.

Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ja kanë hedhur dhe ka dalë nga kjo aferë si rruar e qethur.

Të paktët që e justifikojnë janë ose ata që e kanë negociuar me urdhër politik dhe tani rrinë squkë dhe nuk flasin, ose ata që kanë dhënë urdhërin dhe përfitojnë nga ky rast pa precedent.

Më i pari i dyshuar në këtë aferë është ish-kryeministri Sali Berisha i cili në thelb të mbrojtjes së tij ka justifikimin se u ndoq shëmbulli i vendeve të BE ku gazësjellësit nuk paguajnë taksë. Nga një gënjeshtar patologjik është e pritshme pasi edhe avullimin e 220 milion eurove në rrugën e kombit e justifikoi me tenderimin sipas ligjit bullgar. Tashmë janë dhjetë vite të shkuara dhe mbase do kalojnë edhe 20 vjet dhe Shqipëria nuk do hyjë në BE. Mund të shpërbëhet BE dhe prapë ky nacionalisti ka lënë si klauzolë që me TAP do negociohet sipas qëndrimit që do mbajë Greqia.

Ndërkohë Ilir Meta, ministri i të cilit ka firmosur marrëveshjen, nuk ndihet. Mbase 100 milion euro në vit që humbet vendi i duken pak për standartet e tij.

Rasti i TAP është rasti më skandaloz, minimalisht i paaftësisë negociatore. Shqipëria merr 150€ për çdo avion që kalon mbi hapësirën e saj ajrore, por çuditërisht nuk merr për një linjë gazi që shtrihet në 212 kilometra të saj.

Një sipërmarrës nuk kalon dot linjën elektrike në tokë private se nuk do i zoti i tokës, megjithëse mund të ketë leje shtetërore dhe ka paguar taksa për këtë, por shteti shqiptar ka lënë ti shtrijnë 200 kilometra tub në tokë dhe 12 në det pa kërkuar asnjë metelik.

Justifikimet se ky ka qenë një investim prej 1.5 miliard eurosh, janë qesharake, pasi nga ky investim, shqiptarët kanë marrë vetëm pagesën e ndonjë krahu pune të pakualifikuar, kurse tubat, transporti, montimi ishin të gjitha nga jashtë.

Asnjë rrugë e ndërtuar nga TAP nuk i hyn në punë komunitetit pasi kalojnë në zona të shkreta dhe në funksion të tubacionit.

Shqipëria mund të konsumojë kundrejt pagesës vetem 500 milion m3, por kjo është e pavlerë ndërkohë që TAP nuk ka hapur një pikë shpërndarjeje. Mjaft të shohësh TEC-in e Vlorës që rri në pritje për gaz.

Sajmir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre. Sikur ta marrim të vërtetë akuzën ndaj tij, në fund të llogarive Shqipëria nuk humbi asnjë lek nga gabimi i tij.

Ndërkohë kjo akuzë i rri si kostum me porosi Sali Berishës dhe Ilir Metës. Dhe ky është një krim plotësisht në kompetencat e SPAK-ut. Le ta fillojnë dhe mbase Berishës dhe Metës mbase nuk do ju bjerë më ndërmend të mbrojnë gjithfarë trafikantë femrash dhe drogërash, por do fillojnë të mendojnë për një avokat të hajrit. Rasti i TAP është një rast ku ekspertët më të mirë shqiptarë kanë dëshmuar për krimin ekonomik që i është bërë vendit dhe Dritare TV është e gatshme t’ia ofrojë dosjen e plotë SPAK-ut së bashku me dëshmitë dhe filmimet. Është një aferë e cila gjithashtu do të ringrejë besimin e lëkundur të publikut mbi eficencën e kësaj strukture që u prit me shumë shpresë nga shqiptarët.

Next Post
VOA: “Rriten viktimat, por ulen ndjeshëm infektimet në Shqipëri”

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Një humbje jete dhe 25 raste të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

20 arsye për të mos dhënë dorëheqjen

June 22, 2026
Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

June 22, 2026
Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

June 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

June 22, 2026
Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

June 22, 2026
Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

June 22, 2026
Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

June 22, 2026
Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

June 22, 2026
KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In