• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

TAP, ndërtimi i tubacioneve më 2016

by A R
26/10/2015 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha aktivitetet që lidhen me tokat ku do të ndërtohet Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) që kalon nëpër Shqipëri, pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, ndërsa objekti në det të hapur mendohet se do të zhvillohet në dimrin e 2017-2018.

Kështu deklaroi Ian Bradshaw , drejtori menaxhues i kompanisë së projektit TAP AG, për një intervistë për See News.

“TAP vazhdon të përparojë sipas planifikimit në Shqipëri. Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve dhe urave është duke u zhvilluar. Kjo do të lejojë që ndërtimit të tubacionit të fillojë në vitin 2016, siç është planifikuar “, ka thënë ai.

Këtë vit TAP ka dhënë disa kontrata, për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve e urave në Shqipëri.

“TAP ka për qëllim dhënien e disa kontratave të mëdha deri në fund të vitit 2015, duke përfshirë edhe ato në tokë dhe linjat në det të hapur “, tha Bradshaw.

Në Shqipëri, TAP ka filluar në qershor ndërtimin e rrugëve dhe urave, për të cilat projekti tashmë ka marrë lejet përfundimtare të ndërtimit. Kompania pret që të sigurojë lejet e ngjashme për një numër të ri rrugësh hyrëse dhe urave.

“Në të njëjtën kohë, TAP pret miratimin e lejeve për objektet e përkohshme të tilla si kampet dhe oborre. Për fazën e ndërtimit të tubacionit – e cila do të fillojë në vitin 2016, TAP është në procesin e përvetësimit të një numri lejesh të mesme, për shembull miratimet e kalimit”- tha ai.

Në shtator, Siemens AG është përzgjedhur për të furnizuar gjashtë turbinë me gaz në stacionin e kompresorit TAP-it pranë Kipoi dhe gjysmën tjetër në stacionin e kompresorit TAP-it afër Fierit, në Shqipëri.

Ndërtimi i stacionit të kompresorëve të TAP-it në Fier do të jetë një aktivitet i vazhdueshëm për një periudhë prej 20 muajsh. Ndërtimi pritet të fillojë deri në fund të vitit 2016.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik, drejt disa prej tregjeve më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

Aksionarët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), ndërsa kanë hequr dorë Norvegjezët e Statoil që zotëronin 20 për qind të kuotave.

MONITOR

Next Post

Kaosi kosovar dhe “ndihma” e Shqipërisë amë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In