• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Tani, të gjithë e duan rrëzimin e Bashës!

by Ben Andoni
29/06/2019 07:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Bernd Fischer bën një paralelizëm provokativ, kur flet për historinë evolucionit të liderave shqiptarë. Rasti në fjalë është për liderin më jetëgjatë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Enver Hoxha u vendos në krye për konjukturë nga grupet e atëhershme komuniste pasi mendohej se mund të shmangej lehtë, por ai tregoi se diti t’i eliminonte të gjithë. Lulzim Basha u mbështet shumë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe me performancën e tij për disa vite tregoi se nuk mund të dilte dot nga hija e mentorit të tij dhe udhëheqësit historik demokrat.

Ndërkohë dy vitet e fundit mund të quhen si një dalje e vogël e Bashës nga kjo hije dhe ai realisht mbart mbi vete shumë përgjegjësi.  Koha e qëndrimit de jure e Bashës ka korresponduar me momente shumë interesante të së ardhmes demokratike të vendit. Për shkak të mungesave të dukshme në formim, mungesës së angazhimit serioz dhe mbi të gjitha kaosit të ideve gjysmake, Basha ka qenë spektator në vend të bëhej protagonist i këtij momenti historik. Nga ky qëndrim disi konstant, qoftë edhe nga puna shumë e madhe që Basha bëri me Dekriminalizimin, sot është harruar dhe PS-ja e ka arkëtuar paradoksalisht si sukses të saj! Ashtu si e vuri me kujdes theksin një nga aleatët e tij të vegjël, Basha gaboi në shumë nga momentet e mira kur ju paraqitën, ku PD-ja duhet të tregonte vizionin e saj.

Mes të tjerave, Reforma Territoriale është me shumë probleme dhe koha ka treguar se modeli i zgjedhur ka sjellë parregullsi, por PD-ja e refuzoi në vend të kontribuonte realisht dhe “merita” i mbetet atij vetë. Një sërë gabimesh të tjera mund t’i vishen, por shqetësimi më i madh ka qenë sepse opozita është errësuar nga pozicioni i Bashës, këshillat e çartura të Berishës dhe kthesat politike shumë të kushtueshme në kampin e PD-së. Paçka se me kauza të drejta, mënyra për ta zgjidhur ka qenë shumë e dobët, sepse demokracia e brendshme nuk ka funksionuar. Por më shumë se kaq: Kaq shumë specialistë kundër Lulzim Bashës asnjëherë nuk reflektuan në zgjidhje ndryshe përveç radikalizmit të gjithçkaje. Duket se në një farë mënyre të gjithë ndikuan dhe e dëshironin këtë rënie. Ata që u munduan u përjashtuan pikë së pari nga kolegët e tyre te PD me bekimin e Bashës.

Krerët e opozitës në vend të reflektonin dhe të ndihmonin për të parashikuar të ardhmen e kauzës duket se e shtynë më tej aksionin e Bashës drejt pamundësisë. Megjithë paralajmërimet e shumta, propozimet, Basha u fry nga njerëz që nënzë e përqeshnin dhe kënaqeshin me disfatat e tij. Ashtu si presin këto ditë që PD-ja të pësojë humbje dhe të bëjnë planet e tyre meskine. Njerëzit e bashkive në vend të turpëronin PD-në, kështu si e bënë në këto ditë të fundit, mund të vepronin shumë mirë me personalitetin e tyre të diktonin kushte, fillimisht te forcat politikat të cilat përfaqësojnë. Në vend të kësaj shërbyen si karburant i një makinerie që e përcolli në një pozicion kaq të keq PD-në duke e identifikuar me një grup luftarak. Ky është shqetësimi i vërtetë tashmë mes demokratësh. Kur një forcë politike nuk di të parashikojë në afat të shkurtër si mund të drejtojë strategji me afat të gjatë.

Tani të gjithë e tregojnë gishtin e fajtorit të Basha, ndërkohë që nuk është e largët dita kur do fillojë puna për ta çmontuar, por një masë e madhe faji qëndron tek patetikët që duartrokisnin çdo veprim të tij dhe që e futi vendin në një krizë të palogjikshme, ku PD-ja humbi shumë dhe nga ideologjia e saj bazë. Partia më e madhe opozitare me heshtjen e yes-men-ëve sakrifikoi mandate deputetësh të marra me aq vështirësi përballë një makinerie që mori vota ngado; PD-ja luftoi shumë për bashkitë ku ishin të vështira përballjet, teksa mjaftoi kaosi dhe padurimi për t’u bërë kryeministër i këtij njeriu që gjithçka të kthehet në nul. Tashmë, ata që e duartrokisnin dhe zinin vend në podiume po digjen jo thjesht nga kaosi i saj por edhe nga makutëria e tyre. Dhe, ndaj tani janë rreshtuar të gjithë kundër Bashës, sepse i kurrë nuk e provoi dot aksiomën e Fischer… (Javanews)

Next Post
Deputeti gjerman dënon sulmet e KZAZ-ve: Dhuna në zgjedhje, minon progresin e Shqipërisë

Deputeti gjerman dënon sulmet e KZAZ-ve: Dhuna në zgjedhje, minon progresin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

October 24, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Teoria e re e proamerikanizmit!

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

October 24, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In