• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tallja me viktimat e Kalimashit

by Mero Baze
04/04/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

E gjithë vemendja tek 23 të arrestuarit për protestën në Kalimash, u përpoq të merrej me faktin se ata janë njerëz të këptur dh etë pashpresë. Të gjitha raportet nga brenda gjyqit dhe përshkrimet që donin të preknin publikun, kishin të bënin me faktin se dikush kishte katër fëmijë, dikush gjashtë, dikush nuk kishte bukë të hante etj. Gati gati po krijohej ideja se 23 të arrestuarit ishin ndaluar në “Demonstratën e bukës në Korçë” më 1936 dhe jo si të përdorur në aktet e dhunës në Kalimash. Dhe më tej akoma kur një kolegu im gazetar verifikoi emrat e tyre në diskun e Drejtorisë së Targave dhe patentatve, rezultoi se asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë as pronarë makine.

Të gjithë të tjerët në protestë, që nga ata me Benz e X5 të SHQUP, nga Flamur Noka, që ndërron më shpesh makinat, se çorapet, dhe deri tek këta aktivistët që akoma s’u kanë mbaruar lekët e tenderave kur ishin drejtor, në fakt i kanë qëndruar larg dhunës, larg kamerave dhe larg përgjegjësisë për dhunën në Kalimash. Ata gjetën 23 fakira, u mbushën mendjen që janë heronj, u paskan mbushur mendjen që qenka dhe betejë për bukën e gojës së tyre dhe tani po përpiqen ti mbrojnë si njerëz që nuk kanë bukë të hanë. Në fakt ata formalisht kanë dal se nuk kanë 5 euro të pagujnë për makinën e tyre, biles nuk kanë as makinë dhe për këtë kanë të drejt të protestojnë.

Por keqpërdrimi i tyre është dy herë i turpshëm. Një herë që kepërdorin njerëz të varfër e të pashpresë për betejat e tyre politike, pasi vet janë të kompromentuar dhe nuk u mban t’u dalin para as pronarëve të koncesionarit se kanë gëlltit dikur ndonjë lugë çorbë prej tyre, dhe së dyti që pasi i inkriminojnë njerëzit e varfër e të pashpresë, duan ti ngushëllojnë si heronjë, pasi u ndezën atyre shpresën e protestës.

Tani në vend që të ndjehen fajtorë për atë që kanë bërë ndaj këtyre 23 vetëve, në vend t’u kërkojnë ndjesë familjarëve të tyre që u kanë përdour djemtë dhe burrat për një çështje që nuk është e aq shumë e tyre përderisa sa janë aq të vaërfër sa nuk kanë as veturë, përpiqen të fajësojnë drejtësinë pse bëri punën e saj.

Të njëjtat fytyra që më 21 janar, thoshin që fajin për vrasjet e katër qytetarëve e ka Edi Rama dhe se në fund të fundit ata ishin  ca“kokpalarë” , sot këta të shkretët që qenkan dhe të varfër dhe të pabukë dhe të pamakina, qenkan heronj, ndërsa gjyqtarja dhe prokurorja që  zbatoi ligjin qenka kriminelë. Më 21 Janar Sali Berisha  dhe Lulzim Basha që i vrau ishin heronj, ndërsa Rama që i nxorri në rrugë ishte kriminelë, dhe viktimat kokpalarë.

Kjo qasje tregon se sa e pamëshirshme është një opozitë e paaftë, një opozitë e cila nuk bind dot popullin të jetë me të, dhe kërkon popull hua, pas çdo proteste duke sakrifikuar njërëz të varfër e të pashpresë që nuk kanë lidhje, as me kauzën e tyre dhe as me arsyen pse janë dënuar. Ata thjeshtë janë njerëz të zemëruar që duan të protestojnë dhe kthehen në mish për top nga hijena të tilla, që pasi u japin nga një varre dhe shishe benzinë në dorë, pastaj shkojnë e derdhin lot para sallës së gjyqit të tyre.

Prej nesër skenari i Kalimashit, i cili kishte dhe emocione të vërteta të protestës për taksën, do përsëritet në mënyrë qesharake në disa akese rrugore të Shqipërisë, duke inrkimnuar njerëz të tjerë. E ashtuquajtura mosbindje civile, e cila bën joserioze dhe një OJQ dhe jo më një opozitë institucionale, do të ketë po ashtu viktimat e veta ligjore, por kryeviktimë politike do të ketë Lulzim Bashën i cili po hyn me këtë gjest, në një çadër virtuale, shumë më të madhe nga çadra politike e vitit të shkuar, pasi nuk do të ketë shans të dal më prej saj, pamvarëisht se kush ja paguan paret, Rusia apo Kunati.

Viktimzimi i njerëzve të thjeshtë dhe të pashpresë për të pasur ushqim për kauza fallco është kriminale. Se kauza për taksën, është një mekanizëm që e ka në dorë qeveria dhe mund ta zgjidh me kuksianët dhe pastaj Bashës mund ti ngel në dorë vetëm bishti i çadrës.

Next Post
“Eksperti fiskal”, mungon në komision LSI që propozoi ligjin

Propozimet e Braçes: Kategoritë që duhet të përjashtohen nga tarifa në 'Rrugën e Kombit'

Comments 1

  1. Lili says:
    9 years ago

    Fjalia e fundit me pelqeu,pjesa tjeter e komentit linte per te desheruar per nje gazetar karriere si Ty ,Baze.Tung.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In