• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tallja me komisionet “hetimore”

by Artur Ajazi
23/04/2024 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Megjithëse po mbushen mbi 25 ditë që Rithemelimi ka ngritur komisionet hetimore parlamentare (pas dakortësisë me grupimin socialist) deri sot nuk ka patur dhe as ka gjasa të ketë, ndonjë zhvillim të ri. Asgjë konkrete, veç debateve bajate, përplasjeve fallco dhe diskutimeve shterpë “në parim” të atyre që paguhen çdo muaj nga taksat tona, dhe tallen me prezencën e tyre në ato komisione.

Nuk mbahet mënd qoftë edhe një herë të vetme, që komisionet parlamentare të ngritura nga opozita e sotme dhe pozita e djeshme, të kenë nxjerrë “gjë në dritë”.

Asgjë më shumë se kanë akuzuar, denoncuar, asgjë më shumë se ato që ka deklaruar Berisha, Noka, Vokshi apo dhe ndonjë tjetër. Insistuan, dogjën karrige dhe hodhën flakadanë në Parlament, për të arritur tek komisionet parlamentare. Dhe sot, mbushin orët dhe javët me diskutime boshe. Kanë bërë një listë të gjatë kryetarët e këtyre komisioneve, për ata që do të dëshmojnë, dhe deri sot asgjë. Tallja që qytetarët dëgjojnë në ekrane, ngjet me estradën e madhe, ku njerëzit të paktën gajaseshin së qeshuri.

Qytetarët sot kanë halle dhe probleme të shumta, dhe nuk kanë kohë të dëgjojnë ata që “vrasin kohën” me fjalime koti, debate boshe, dhe shtyjnë ditët me komisione  absurde. Në komisionin hetimor për Shëndetsinë, kryetarja Vokshi ka mbi 3 javë që nis dhe bitis punimet e atij komisioni, me debate, marrja dhe prerje fjale, hapje dhe mbyllje mikrofoni, duke mos sjellë as fakte të reja mbi problematikën, dhe as 5 per qind të emrave që do të dëshmojnë  mbi “skandalin e korrupsionit tek shëndetsia”.

Debate boshe, janë konstatuar edhe tek komisioni hetimor për sistemin TIMS, të kryesuar nga Ervin Salianji. Qytetarët u ngopën me betejat donkishoteske të një opozite që shtyn ditët, muajt dhe vitet duke u marrë me akuza dhe denoncime tipike “babalesh”.

Shqipëria, Parlamenti, ekoniomia, politika dhe qytetarët, kanë nevojë për zhvillim, ndryshim, integrim, dhe konceptim ndryshe të situatave ku jetojmë, dhe jo për zvarritje pas atyre që i kanë xhepat plot,dhe kohën e “vrasin” me tollovatje dhe tallje mbi shpifje, thashetheme,  dhe baltosje të çdokujt që kanë shpallur armik politik.

Next Post
“Spiunazh i rëndë” kinez në Gjermani, arrestohet ndihmësi i eurodeputetit

"Spiunazh i rëndë" kinez në Gjermani, arrestohet ndihmësi i eurodeputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In