Video-skandali me priftërinjtë grekë pritet t’i kushtojnë rëndë Andi Lilës. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka treguar dje barsoleta me priftërinjtë grekë të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga mediat greke dhe tifozët e Pas Janinës.
Video e publikuar dje nga portali “Albeu” u përhap me shpejtësi në shumë portale duke arritur deri në Greqi, dhe reagimi i tyre ka qenë i ashpër. Mediat greke e kanë quajtur të pa tolerueshme këtë që ka ndodhur, i kërkuar klubit të Pas Janinës që të marrë masa ndaj tij.
Federata greke e Futbollit, pritet që të marrë masa ndaj tij, ndërkohë që klubi i Janinës ende nuk ka reaguar në lidhje me ndonjë vendim apo masë të marrë ndaj lojtarit.
a.ç