• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tallet me veten e tij Alibasha”/ PD i përgjigjet Berishës: Je i vetmi person që s’ke interes që të shprehet gjykata

by Java News
17/01/2023 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërheqja nga ankimimi për statutin e PD, ka përfshirë në replika në distancë Sali Berishën dhe përfaqësuesin ligjor të grupimit të Alibeajt. Ndërsa Sali Berisha është i bindur se në vendimin e Gjykatës që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit, Indrit Sefa i kërkon atij që ligjshmërinë e këtij vendimi t’ia nënshtrojnë gjykatës.

Sefa shkruan se Berisha është i vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shprehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës. Kujtojmë se Berisha ironizoi sot duke shtuar se; “Alibasha tallet me veten e tij”.

“E shikoj të domosdoshme të shkruaj këto rrjeshta për të sqaruar dhe qartësuar në mënyrë përfundimtare dhe shteruese veprimet e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe pasojat e tyre.

Në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike kam ndjekur të gjitha zhvillimet juridike në Gjykatën e Apelit duke kërkuar që kjo e fundit të caktojë datën për gjykimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Megjithë kërkesat tona institucionale, kjo gjykatë ende nuk ka caktuar një datë për këtë gjykim.

Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit per vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy cështjeve, me qëllim heqjen e cdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit.

Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave. Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërcit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përvec retorikes politike për kapjen e saj nga Rama. I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shpehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha.

Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërçin ligjor për demokratët dhe për Partinë Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj.

Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi.” shkruan Sefa në një postim në facebook./m.j

Next Post
Mister fshehja e thesarit/ Viagra dhe prezervativë në strehën e bosit të Cosa Nostras, çfarë iu gjet në shtëpinë ku fshihej

Mister fshehja e thesarit/ Viagra dhe prezervativë në strehën e bosit të Cosa Nostras, çfarë iu gjet në shtëpinë ku fshihej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In