• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Talebanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

by A R
20/05/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talebanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit.

Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.

Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të “TOLOnews dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter thuhej se kjo do të aplikohej edhe në mediat e tjera afgane.

Një zyrtar i mediave në Afganistan konfirmoi se stacioni televiziv ku punonte kishte marrë urdhrin ku i thuhej se nuk kishte vend për diskutim. Ai tha se mediumi nuk kishte opsion tjetër. Ai foli me kusht që ai dhe televizioni ku punonte të mos identifikoheshin për shkak të problemeve me autoritetet.

Disa prezantuese gra postuan fotot e tyre në mediat sociale ku shfaqeshin me fytyrat e mbuluara dhe me maska gjatë prezantimit të programeve. Një prezantuese e njohur, Yalda Ali, postoi një video të sajën duke vendosur maskën me nënshkrimin: “një grua që po fshihet, me urdhër të Ministrisë së Virtyteve dhe Veseve.”

Në një stacion tjetër, Shamshad TV, implementimi i urdhrit ishte i përzier: Një prezantuese u shfaq të enjten me maskë, ndërsa më vonë një tjetër u shfaq duke treguar fytyrën e saj.

Gjatë herës së parë të talebanëve në pushtet, nga viti 1996-2001, ata vendosën kufizime strikte ndaj grave, duke u kërkuar atyre të mbanin burkën që mbulonte edhe sytë me një rrjetë dhe i ndalonte ato nga jeta publike dhe arsimimi.

Pasi morën sërish pushtetin në Afganistan në gusht, talebanët fillimisht dukej se i kishin moderuar disi kufizimet e tyre, duke mos shpallur asnjë kod veshjeje për gratë. Por në javët e fundit, ata kanë marrë vendime duke ndjekur një vijë të ashpër që konfirmoi frikën më të keqe të aktivistëve të të drejtave.

/a.r

Next Post
I hodhën në erë lokalin me tritol, zbardhet dëshmia e policit: Dyshoj se mund të jetë…

I hodhën në erë lokalin me tritol, zbardhet dëshmia e policit: Dyshoj se mund të jetë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

October 23, 2026
Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

October 23, 2026
Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

October 23, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

October 23, 2026
Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

October 23, 2026
Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

October 23, 2026
Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

October 23, 2026
Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In