• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Taksisti i vrarë me thikë, arrestohet dhe ai që i bleu makinën. Familjarët e autorit: Të pushkatohet

by Java News
16/12/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga vrasja e taksisit 65-vjeçari Idriz Kariqi nga Kavaja, i cili u gjet i therur me thikë, pasi familja e denoncoi të zhdukur një ditë më parë. Nga hetimet mësohet se taksisti është vrarë dhe si i dyshuar për krimin u arrestua nga Policia në kohe rekord një 24-vjeçar nga Gosa e Rrogozhinës. Ai quhet Musa Saraçi. Autori eshte identifikuar nga kamerat e sigurise se spitalit.

Nga hetimet dhe këqyrja e trupit të viktimës rezulton se ai ka marrë 8 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka gjetur pranë makinës edhe rrobat e autorit, qe mbante veshur momentin e vrasjes, teksa makina e taksistit ishte braktisur ne nje varreze makinash ne fshatin Gos. Pak ore pas ngjarjes, eshte arrestuar edhe personi qe bleu makinen e taksistit.

Njoftimi i Policise:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku ka gjetur vdekjen shtetasi I. K. dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Musa Saraçi.

Nga hetimet e kryera është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Alush Batusha, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas pak orë pas ngjarjes, ka blerë nga autori i kësaj vepre penale, automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të viktimës kundrejt një shume monetare prej 27 000 lekë, pa mbajtur asnjë dokumentacion që vertetonte pronësine e mjetit.

Në lidhje me ngjarjen janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Automjeti tip Mercedes Benz

Materialet i,u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal.

Flasin familjarët

“Si mund të kryesh një krim për 20 mijë lekë?”. Kete pyetje ngre familja e Idriz Kariqit, taksistit te therur me thike nga nje 24-vjecar, e cila ka hapur dyert e mortit kete mengjes.

Sipas tyre, duke folur per “News24”, denoncimin ne Polici e bene pasi Idrizi nuk ishte kthyer në shtëpi ne orarin qe shkonte gjithnje.

“Ishte Personi që bleu makinën ai qe identifikoi Musa Saracin (autorin). Musai coi policinë në vendin e ngjarjes”, thane familjaret, dhe autori pranoi krimin duke treguar edhe motivet. Qëllimi i vrasjes sipas te afermve ishte grabitja e lekëve.

Prindërit e autorit

Pas ngjarjes së rëndë në qytetin Kavajës, kur një i ri i preu me thikë fytin taksistit 65-vjeçar Idriz Karriqi për t’i marrë makinën, kanë reaguar prindërit e autorit Musa Saraçi. Të shokuar ata thonë se nëse djali i tyre e ka bërë këtë akt, duhet ta pushkatojnë.

“Mbrëmë natën erdhi policia ta marrë djalin. Shteti të marrë masa të rrepta nëse ai e ka kryer këtë krim,” thanë prindërit e 24-vjeçarit për News24. Ata gjithashtu shprehen se nuk ishin në dijeni të faktit se djali i tyre përdorte drogë.

Denoncimi 

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur me 14 dhjetor 2016 dhe policia u vu në alarm pas denoncimit të familjarëve. Ata u shqetësuan që ai nuk u kthye në banesë pas punës dhe bënë denoncimin.

Policia njofton se rreth ores 09.00 te dates 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi në vendin e quajtur sheshi para spitalit Kavaje eshte prenotuar si taksi nga nje person i pa identifikuar dhe pas ketij momenti ka humbur kontaktet me familjaret dhe te afermit. Ne baze te kallezimit te familjareve eshte bere shpallja ne kerkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit te tij dhe materialet i kane kaluar prokurorise së Kavajës.

Gjetja e viktimës

Mbrëmë, rreth orës 22.00 ne fshatin Greth në Kryevidh në anë të rruges ne disa shkurre taksisti Kariqi eshte gjendur i vrare me thike. Nga puna hetimore është identifikuar autori i kësaj ngjarje, shtetasi Musa Saraci 24 vjec me banim në Gosë Rrogozhinë. /ma.me

4bcac6f5-dc78-4a7a-83a2-89f4e5e0a9b0

646ddddf-6779-4490-8cfd-ffea89b59eab

 

839dd7b4-b649-4173-8c9e-36e8a9e307158a47e932-781a-4614-8682-a57b918da632

9151f61d-14f4-4f53-a6b9-da88adbdf46a

 

Next Post
Tahiri në Forumin e Ministrave të Brendshëm të Rajonit: Të veprojmë për emigrantët para emergjencës

Tahiri në Forumin e Ministrave të Brendshëm të Rajonit: Të veprojmë për emigrantët para emergjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In