• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri në Forumin e Ministrave të Brendshëm të Rajonit: Të veprojmë për emigrantët para emergjencës

by A R
16/12/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, që po mbahet në Slloveni.

Çështjet që u diskutuan ishin menaxhimi i flukseve migratore, gjetja e rrugëve sa më efikase për bashkëpunim në këtë aspekt.

Në ministerial morën pjesë, vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor. Në Forum u diskutuan bashkëpunimi policor me fokus luftën kundër terrorizmit, si dhe goditja e tregut ilegal të armëve të zjarrit.

Në takimin ku morën pjesë edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Dimitri Avramopoulos, përfaqësues të FRONTEX, UNDP,  ministri Saimir Tahiri u shpreh se Policia shqiptare bën arrestime të përmuajshme kundër trafikantëve dhe po shkëmbehet informacion me agjensitë partnere dhe EUROPOL-in. Ministri shtoi se po zgjerohen kapacitetet për të shkëmbyer informacion, si dhe po investohet për ngritjen e infrastrukturës si dhe burimet njerëzore.

Tahiri: Ne po përpiqemi të përforcojmë kontrollin tonë kufitar përmes kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore. Dhe për këtë do ta vlerësoja shumë ndihmesën e të gjithëve ju, për të na ndihmuar në këtë fazë kalimtare.

E sigurt është që ne nuk jemi në fazë emergjence. Por është e sigurt gjithashtu se Shqipëria nuk është jashtë rrezikut. Duket si i njëjti skenar për të gjitha vendet e rajonit.

Kështu, ne kemi kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Greqia dhe Italia, dhe këtu do të doja të falënderoja Dimitris Avramopoulos për ndihmën e tij.

Gjithashtu kemi kërkuar vazhdimisht ndihmën e FRONTEX për këtë qëllim. Duket se nuk jemi vonë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, madje kemi ende për të bërë së bashku.

Në Shqipëri ka arrestime të rekrutuesve dhe trafikantëve. Ne po shkëmbejmë informacione me agjensitë partnere dhe EUROPOL-in. Por edhe po zgjerojmë kapacitetet tona për të shkëmbyer informacionin, për të ndihmuar në ngritjen e infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore.

Mund të bëjmë dhe më shumë. Dhe në këtë perspektivë, çdo lloj asistence nga Dimitris, FRONTEX, EUROPOL dhe kushdo tjetër, është më shumë se e mirëpritur. 

Ne i kemi mësuar mësimet tona. Nuk kemi më luksin për të qenë vonë. Pra le të bëjmë atë që duhet të bëjmë, përpara se të jemi përpara emergjencës.

/a.m.

Next Post
Ronaldo vs “Ronaldo” në finalen e Kupës së Botës për Klube

Ronaldo vs “Ronaldo” në finalen e Kupës së Botës për Klube

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In