pas dy ditësh i zhdukur, polciia ka gjetur të vdekur taksistin 53-vjeçar nga Durrësi Faik Fezgaj. Më herët polciia njoftoi gjetjen e automjetit të tij të përmbysur në një kanal në afërsi të Kavajës. Pas kqyrjes së mjetit në brendësi u gjet i pajetë edhe trupi i taksistit.
Policia po kryen veprimet në vendngjarje për të zbuluar motivet e vdekjes së taksistit. Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Shtetasi Faik Fezgaj ka dalë nga banesa për punë me mjetin e tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi” me targa DR 443 A dy ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
Familjarët e tij bënë kallëzimin në polici një ditë më parë ndërkohë ai u gjet i pajetë sot.
/a.m.