Taksimi i pagave nuk do të rritet!
Zv.Ministri i Financave, Erion Luçi, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp duke mohuar zërat se do të ketë ndryshime në skemën e tatimit mbi të ardhurat.
Luçi tha se prioritet për qeverinë është lufta kundër informalitetit, ndërsa ai doli në konferencën e shkurtër për të njoftuar qëndrimin zyrtar në lidhje me lajmet se tatimi mbi të ardhurat do të shtohet me 5%, kryesisht për pagat e ulëta.