• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa, Kosova, Shqipëria dhe SHBA në mes

by Ben Andoni
05/03/2020 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka shumë pak ditë që Albin Kurti ka filluar riformatimin e shtetit më të ri të Kosovës. Lajmet konfuze që na vinë nga Kosova dhe lufta e çartur e politikës, presidencës, kryeministrit të saj, shtuar me krizën shumë të thellë të Tiranës politike nuk të lejon të bësh konkluzione. Fatkeqësisht, ashtu si është paraparë në takimet kilometrike të unifikimit të qëndrimeve të dy partive kryesore që përbëjnë qeverinë e Kosovës LVV dhe LDK, aliazhi është i ngjitur keq. Mjaftoi presioni i zv./kryeministrit Hoti (ardhur nga LDK) për të parë gjendjen tejet të vështirë të kryeministrit Kurti. Ky i fundit, veç të tjerave, tashmë është i akuzuar edhe se po ndërton një administratë nepotike. Është pak paradoks, pasi akuza vjen nga Kadri Veseli, si kryetar i partisë më të madhe në opozitë (PDK), subjektit që është simboli i nepotizmit dhe korrupsionit të shfrenuar në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës ka një farë të drejte në këto pak javë që është në karrigen institucionale: Ai ka sugjeruar se reciprociteti me Serbinë është i vetmi hap, që mund të korrigjojë marrëdhënien dhe të fusë dialogun dhe nën presionin amerikan (që kërkon heqjen komplet të taksës) po e teston të ardhmen e dialogut Serbi-Kosovë, që dëshiron ta udhëheqë. Kjo ka pak gjasë të ndodhë, teksa personazhi që e vazhdon marrëdhënien dhe dialogun Serbi-Kosovë e madje ka tagrin të firmosë është as më shumë e as më pak vetë presidenti Thaçi. Ky i fundit jo thjesht respektohet në Washington e Bruskel, por ka të drejtën të paraqesë edhe shqetësimet më të mëdha direkt në Shtëpinë e Bardhë.

Shqipëria ka një situatë tjetër absurde, pasi presidenti që jep e merr në mënyrë të cunguar me parlamentin e tij e ia ka kthyer një masë të madhe ligjesh, tashmë ka kaluar dhe në fyerje të hapura me kryeministrin. Metaforat e fyerjeve janë bajate. Ky i fundit ia përvesh nga foltorja e Kuvendit, po me të njëjtin regjistër, kurse në terren luftojnë militantët.

Kosova është harruar krejt në Shqipëri dhe është e pamundur të ndihet me këtë situatë edhe pse pas disa javësh pritet një mbledhje e përbashkët. Kryeministri Rama me ish-kolegun e tij kosovar Haradinaj nuk lenë moment pa ofenduar njëri-tjetrin, por më keq akoma në një Gjykatë kosovare tashmë është edhe padija e tij. Në të dy vendet tashmë nuk ka asnjë institucion mbi palët që të vendosë rend drejtësie. Të vetmet institucione janë ambasadat respektive amerikane në Tiranë e Prishtinë. Të mos harrojmë diçka se SHBA e Trump nuk është SHBA-ja e Bill Klintonit, që do të thotë se kërkesat e saj të sotme janë ultimative dhe aspak në interes të Kosovës, që tashmë nuk di se çfarë të bëjë zyrtarisht. T’i përgjigjet qëndrimit amerikan që do ta përmbyllë dialogun me marrëveshje deri në Qershor apo të kërkojë dhe afrimin e BE-së dhe të luftojë për reciprocitet, tezën e Kurtit që në fakt po kthehet në kauzë.

Ekuacioni ka dhe ndryshore të tjera, ndërsa Shqipëria është ndrydhur në historinë e saj absurde që e pjell çdo fund mandati të dytë të partive qeverisëse, ndaj masa e vetme që vendos një lloj rregulli mbetet qëndrimi amerikan. Nëse ajo investohet për diçka duhet ti shkosh pas. Të paktën ne. Nëse ti nuk ke mekanizma për demokracinë, atëherë beso një fuqi që është etiketuar, me të gjithë problematikat e saj, si kampione e demokracisë. Ose më qartë, si e shprehu deputeti i LDK, Selmanaj: “Kosova e nisi luftën kur tha Amerika, çlirimin e arriti kur dashi Amerika, pavarësinë kur deshi Amerika, krejt njohjet janë nga Amerika. Kjo temë duhet të përfundojë” dhe duke vazhduar debatin për heqjen e taksës ka shtuar se: “Tarifa është dashur të hiqet dje, jo sot. Dje u dashtë për shkak te kërkesës se Amerikës. Njohja reciproke vjen kur do Amerika, jo kur duam ne”.

SHBA tashmë është në mes të shqiptarëve, në përpjekje për t’u dhënë pak paqësi, që po duket e pamundur ndër ta. Nga Shqipëria arrihet dhe pengohet vetë integrimi i vendit, kurse nga Kosova e ardhmja. Duket sikur SHBA i ka prishur keq gjumin patetikëve të Tiranës dhe Prishtinës. Edhe pse, kur në pak momente zgjohen, ata vazhdojnë të flasin në ajër në emër të taksës, në emër të demokracisë, në emër të popullit. (Javanews)

 

Next Post
Vendet e grupit G7 në alarm nga koronavirusi, diskutojnë për masat kundër përhapjes së tij

Zbulimi i tmerrshëm: 33 vjeçari nga Mynihu infektoi Italinë dhe Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In