• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e re e pronës, sa do të rëndojnë faturat financiare tek shqiptarët

by Java News
20/10/2017 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët do të paguajnë të paktën 21 milionë euro më shumë si taksë prone në buxhetin e vitit të ardhshëm. Të paktën këtë parashikim ka bërë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në draftin e saj të buxhetit të vitit 2018 ku totali i të ardhurave në këtë zë është parashikuar rreth 60 milionë euro.

Sipas tabelave te reja te buxhetit, arkëtimi nga taksa e pronës ne 2018-n pritet të rritet me 54%, për të arritur në 8.1 miliardë lekë, nga 5.3 miliarde leke qw pritet te mblidhen kete vit.

Qeveria synonte që të reformonte taksimin e pronës për vitin e ardhshëm por duket se e vetmja pjesë me reformim do të jetë taksa e ndërtesës ndërsa taksa që paguhet për tokë truall dhe tokë bujqësore do të mbeten sipas modelit të vjetër.

Taksa e re e pronës

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm taksa mbi pronën do të pësojë ndryshime të dukshme. Financat kanë aktualisht një draft me ndryshime në ligjin “Për taksat vendore” ku mes të tjerave është vendosur që taksimi mbi pronën të bëhet në bazë të vlerës së tregut.  Aktualisht e njëjta taksë llogaritet në bazë të sipërfaqes së banesës pra metër katror herë një vlerë fikse që ndryshon sipas tre zonave në vend.

Për momentin Ministria e Financave dhe Ekonomisë po diskuton mbi një variant që sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët e këtij institucioni ka nxjerrë si nivelin më optimal të taksimit nivelin 0.05 për qind të vlerë së ndërtesës. Kjo përqindje garanton një vlerë më të përballueshme sipas ministrisë për ata që e paguajnë aktualisht këtë taksë dhe për ata që do të futen në sistem për herë të parë.

Dy vitet e para të zbatimit të taksës sipas formulës së re, deri në finalizimin e kadastrës fiskale duket se do të shërbejnë si provë për ministrinë dhe agjentin tatimor që do të përzgjidhet për të gjetur mënyrën më të mirë të administrimit por edhe nivelin e duhur të taksës që do të shkojë tek vendorët.

Ndryshimet në ligjin e taksave vendore pritet të kalojnë edhe me disa nisma të tjera si pjesë e paketës fiskale të vitit 2018.

ma.me

Next Post
Rama vlerëson Gjykatën Kushtetuese: E paanshme! Institucioni ku mund të hyhet pa të ardhur turp

Rama vlerëson Gjykatën Kushtetuese: E paanshme! Institucioni ku mund të hyhet pa të ardhur turp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In