• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama vlerëson Gjykatën Kushtetuese: E paanshme! Institucioni ku mund të hyhet pa të ardhur turp

by Java News
20/10/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar paraditen e sotme konferencës për 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ky institucion ka krijuar besueshme në sytë e të gjithëve, duke dhënë vendime të paanshme.

“Pas një historie 50-vjeçare shkeljesh flagrante e sistemike të të drejtave të njeriut, ndryshimet demokratike sollën një ndryshim të madh. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u krijuar edhe Gjykata Kushtetuese, një nga institucionet më të rëndësishme për garantimin e rendit kushtetues në Shqipëri. Gjatë veprimtarisë së saj që nga krijimi më 1992, Gjykata Kushtetuese është përballur me një sfidë të pazakonshme në vakumin e plotë të traditës, dhe përballë mijëra çështjesh të natyrave dhe përmbajtjeve të ndryshe, duke krijuar vit pas viti një traditë të pasur.

Vend për kritika me siguri mund të ketë, dhe ka, por nëse ka një institucion të gjyqësorit shqiptar ku sot mund të hyhet pa të ardhur turp, është pikërisht Gjykata Kushtetuese. Nisur nga fakti se në një kohë të shkurtër kjo gjykatë ka qenë e detyruar të merrej me vendime shumë të rëndësishme, e vërteta është se ky organ është përpjekur të shfaqet i paanshëm në gjykimet e dhëna, dhe i ka siguruar imazhit të vet një pamje të besueshme në sytë e të gjithëve”, tha kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “drejtësia është një fjalë që të gjithë e përdorim me vend e pavend, por në veshët e gjithë shqiptarëve është një fjalë pa kuptim”, por theksoi se është i bindur për faktin se “Shqipëria do t’ia dalë mbanë” në rrugën për ta fituar drejtësinë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili nënvizoi se “vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ka ndihmuar në rritjen e standardeve”.

a.ç

 

 

 

Next Post
Tradhëti bashkëshortore?! Vritet politikania gjermane

Tradhëti bashkëshortore?! Vritet politikania gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In