• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e pronës ndahet në 4 faza deri në 2020, vlerat për Hipotekën nga Banka e Shqipërisë

by Java News
11/07/2018 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e një kadastre fiskale gjithëpërfshirëse dhe me elementë të detajuar për çdo pasuri të paluajtshme në vend në funksion të një taksimi të drejtë të pronës është menduar që të shtrihet në dy faza. Marrëveshja që qeveria shqiptare ka lidhur me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) e cila hyri në fuqi në datë 9 korrik zbardh edhe mënyrën sesi është konceptuar procesi për projektin ProTax Albania që deri në fund të vitit 2020 pritet të ketë gati kadastrën me të dhënat e plota.

Sipas kësaj marrëveshje faza e parë konsiston në përdorimin e të dhënave të vetëdeklarimit të pronës nga një regjistrim i gjerë i kryer nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) si bazë për vlerësimin e taksave. Faza e dytë do të konsistojë në integrimin e regjistrave të ndryshëm të pronës në Kadastrën Fiskale.

Aktualisht faza e parë nuk ka për synim rritjen e të ardhurave por plotësimin e bazës së parë të të dhënave. “Gjatë kësaj faze është specifikuar një zgjidhje afatgjatë për taksën e pronës bazuar në vlerën e tregut, p.sh. është hartuar një kuadër i ri legjislativ dhe janë hartuar proceset dhe metodat e reja të biznesit. Prioriteti është cilësia dhe plotësia e regjistrave dhe jo rritja e të ardhurave nga taksa e pronës” thuhet në marrëveshjen e qeverisë dhe palës suedeze.

Të ndara sipas fokusit që ka ndërtimi i kadastrës janë katër periudha që vlerësohen në projekt. Periudha e parë prill-qershor 2018 është pjesa e konceptimit pra :staf i punësuar, zyra dhe pajisje të siguruara, kuadri ligjor aktual i vlerësuar dhe rregullore kalimtare të draftuara, regjistri i OSHEE është migruar dhe mjedisi i zhvillimit të IT është krijuar.

Periudha e dytë që përfshin gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018 ka në bazë “specifikimet” që do të thotë zbatim të taksës së pronës mbi ndërtesat bazuar në vlerat sipas zonave fiskale, taksimi i parë bazuar tek të dhënat e OSHEE, fatura e taksës së pasurisë hartuar dhe paraqitur në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, taksapaguesit në bashkitë e vendit janë në dijeni të zbatimit të taksës së pasurisë sipas vlerës së zonës fiskale, versioni i parë i sistemeve IT për taksën e pronës është shpërndarë dhe është trajtuar stafi nëpër bashki.

Periudha e tretë është gjithë viti 2019 që përkufizohet nga “zbatimi” ku detyrat kryesore janë : ligji mbi taksën e pasurisë është aprovuar në parlament, taksapaguesit janë në dijeni se do të zbatohet taksa mbi ndërtesat bazuar në vlerën e tregut sipas zonave për të gjitha bashkitë, versioni i dytë i sistemit IT për taksën e pronës sëbashku me funksionalitetin e CAMA(Vlerësim masiv me kompjuter) është shpërndarë, stafi i gjithë bashkive është trajtuar.

Periudha e katërt dhe finale përfshin vitin 2020 dhe ka si element kyç “kalimin” që do të thotë marrjen në dorëzim të projektit. Në këtë fazë të gjithë taksapaguesit janë në dijeni mbi detyrimet individuale për taksën dhe mbi bazën përkatëse. Taksapaguesit janë në dijeni të shërbimit online në dispozicion. Procesi i regjistrimit, vlerësimit dhe mbledhjes së taksave ka kaluar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Mirëmbajtja dhe operimi i IT ka kaluar tek shitësit privatë dhe është draftuar propozimi i projektit për taksën e tokës.

Projekti do të ketë bashkëpunim të ngushtë me institucione si Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia e Legalizimeve, Agjencia për të dhënat gjeohapsinore, si dhe Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit do të ndihmojë për të bërë vlerat e vlerësuara të pronave të vlefshme si bazë për hipotekat. /Monitor/ma.me

Next Post
“Shkon me gruan time”, flet familja e shqiptarit që u vra nga kushëriri

“Shkon me gruan time”, flet familja e shqiptarit që u vra nga kushëriri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In