• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shkon me gruan time”, flet familja e shqiptarit që u vra nga kushëriri

by Java News
11/07/2018 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dënimi me 15 vjet burg i 61-vjeçarit nga Kosova i cili qëlloi para dy vjetësh kushëririn e tij në rrugën Webergasse në St.Gallen nuk e ka kënaqur familjen e viktimës, Haki Spahiu. Familja Spahiu nga Gjilani janë shprehur të zhgënjyer me drejtësinë zvicerane lidhur me këtë rast. Anëtarët e familjes kanë thënë se janë të befasuar me dënimin e ulët që i është dhënë autorit.

“Kjo të le te kuptosh se si ka ecur ky proces gjyqësor, ku asnjë deklaratë dhe akuzë e familjes tonë nuk është përfshirë në aktakuzë, këtë vrasje me gjakftohtësi ky kriminel e ka bërë për motive të ulëta të parave që nuk i ka kthyer kurrë. Paratë që ka marrë për vite me radhë në besë për t`i ruajtur e që nuk janë pak, por me qindra mijëra franga”, kanë thënë për albinfo.ch familjarët e të ndjerit. Ata paralajmërojnë se do të ankohen në të gjitha nivelet gjyqësore brenda por edhe jashtë Zvicrës në rast se është e nevojshme.

“Ne si familje SPAHIU jo që nuk jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës së qytetit të St. Gallen, por jemi shumë të befasuar dhe të zhgënjyer me rastin tonë, se si është e mundur që një figurë politike e partisë socia demokrate dhe president i sindikatave zvicerane gjithashtu edhe këshilltarë i lartë i parlamentit federal të Zvicrës si Paul Rechsteiner të jetë avokat mbrojtës dhe del në gjykatë të arsyetojë një kriminel, e mos të jetë mbrojtës i një punëtori që u ekzekutua në pritë pas shpine midis qytetit duke shkuar në punë në ora 5 të mëngjesit, ku për 16 vite me radhë, vëllai jonë i shërbeu me punë fizike dhe përkushtim e sjellje qytetit të tij dhe qytetarëve të St. Gallenit pa asnjë delikt”, thuhet ndër të tjera në reagimin e familjes që kanë dhënë për albinfo.ch.

Ngjarja

Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.

Rrëzimi misterioz nga ballkoni

Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, andaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.
Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur. “Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.
“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë.

ma.me

Next Post
KE: 1 miliardë euro për stabilitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor!

KE: 1 miliardë euro për stabilitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In