• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e pronës, FMN: Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve, legjislacioni i ri kërkon konsensus politik

by Java News
06/03/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët do të duhet të presin për të paguar tatimin e pronës në bazë të vlerës, pasi hapat që duhen ndërmarrë janë të shumta.

Vendi do të duhet të krijojë kadastrën fiskale, të përmirësojë mbledhjen e tatimit mbi pronën me sistemin aktual dhe pas kësaj do të vijojë me hartimin e legjislacionit të ri, për të cilin do të duhet konsensus.

Këto hapa janë zbardhur në një prononcim të posaçëm për Monitor të Shefes së Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anita Tuladhar:“Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve të tjera në mbledhjen e tatimit të pronës. Kjo pjesërisht reflekton mungesën e një kadastre të duhur të pronave, e cila ka bërë të vështirë zbatimin e plotë edhe të ligjit ekzistues të tatimit të pronës. Pra, qeveria shqiptare është e fokusuar së pari në krijimin e një kadastre fiskale, përmirësimin e mbulimit të pronave dhe zbatimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën, në bazë të legjislacionit aktual. Pas kësaj, procesi i prezantimit të tatimit mbi pronat, të bazuar në vlerë, do të duhet të vijojë me hartimin e kuadrit ligjor, të ketë konsensus të brendshëm politik në këtë hartim, të mobilizojë mbështetje nga donatorët dhe vendet fqinje për ndihmë teknike dhe të realizojë çështjet teknike dhe ligjore të lidhura me të”, ka pohuar ajo.

Statistikat tregojnë se Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon për tatimin e pronës. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për fitin 2015, të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë ishin 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rritje nga 0.1% që ishte në vitin e mëparshëm.

Rajoni e ka këtë tregues në rreth 0.7-1% të PBB-së, ndërsa vendi që ka performancën më të mirë është Kroacia, me rreth 2% të PBB-së.

Sipas të dhënave të OECD, në vendet e zhvilluara, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Itali janë sa 2.8% e PBB-së, në Greqi 2% e PBB-së, në Zvicër sa 1.9% e PBB-së, Austria 0.6%, Sllovenia 0.6%, Hungaria 1.3%. Nivelin më të lartë e mbajnë Britania dhe Franca që mbledhin nga taksa e pasurisë 4.1% të prodhimit të brendshëm bruto, /Monitor/

Next Post
Del Toro ka një supergjoks

Del Toro ka një supergjoks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e 11 Shtatorit nuk vranë 3, por 13 mijë persona

Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

September 11, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

Analiza e BBC: Spiunët, strategjitë dhe mundësitë e humbura! Si po nxirren ende mësimet e 11 shtatorit, pyetjet që ende jehojnë

September 11, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

Kriza politike në Kosovë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, Kuvendi mblidhet sot për nënkryetarët!

September 11, 2026
Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën!

September 11, 2026
Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët! Ja ku t’i blini

Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët! Ja ku t’i blini

September 11, 2026
Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

September 11, 2026
Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

September 11, 2026
NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

September 11, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

September 11, 2026
Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com