• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

TAKIMI/Merkel futet në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pret me buzëqeshje

by Java News
17/03/2017 18:18
U.S. President Donald Trump meets with Germany's Chancellor Angela Merkel in the Oval Office at the White House in Washington, U.S. March 17, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst

U.S. President Donald Trump meets with Germany's Chancellor Angela Merkel in the Oval Office at the White House in Washington, U.S. March 17, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i shumëpritur mes kancelarës gjermane Angela Merkel dhe presidentit të SHBA Donald Trump ka nisur pak çaste më parë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump është fiksuar i buzëqeshuar nga kamerat teksa priste kancelaren Merkel në takimin e parë personal mes tyre që kur ai e kritikoi ashpër gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.

Axhenda e tyre përfshin diskutime mbi forcimin e NATO-s, luftën ndaj grupit të Shtetit Islamik, si dhe zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, çështje këto që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

Takimi, i cili u shty nga e marta për shkak të stuhisë dimërore që preku SHBA-të, do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp më vonë gjatë ditës.

Trump dhe Merkel buzëqeshën përballë kamerave në Zyrën Ovale në nisje të takimit mes tyre, me presidentin që nxiti gazetarët të “dërgonin mbrapsht në Gjermani një foto të bukur”. Presidenti u tha më tej reporterëve të pranishëm se, bashkë me Merkelin do të diskutonin “shumë gjëra” në përballjen e tyre të parë gjatë presidencës së tij.

Takimi kokë më kokë mund të jetë edhe një rinisje e marrëdhënieve të komplikuara nga retorika e Trumpit gjatë fushatës për t’u bërë president. Ai kaloi një pjesë të mirë të 2016-s duke kritikuar kancelaren, duke e akuzuar atë se e “rrënoi” Gjermaninë me lejimin e fluksit të refugjatëve nga Siria. Megjithatë, ai gjeti edhe mënyra për të shfaqur respektin e tij ndaj saj. Kur një stacion televiziv i kërkoi atij në shtator të thoshte një emër udhëheqësi botëror që e admironte vërtet, ai përmendi pikërisht Merkelin.

Në takimet e tij të para me udhëheqësit botëror që prej ardhjes në detyrë, Trump ka mbajtur një qëndrim më diplomatik publikisht, përfshi këtu atë me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Por Merkeli duket se do të jetë një vizitore e ndryshme, pasi ka pasur lidhje të forta edhe me presidentin Barack Obama./a.ç

Next Post
Komisioneri Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

Hahn: Europa nuk është 100% e sigurtë për paqen në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com