• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn: Europa nuk është 100% e sigurtë për paqen në Ballkan

by Java News
17/03/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Deutsche Welle, komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn ka deklaruar se Europa nuk është 100% e sigurtë për paqen në Ballkan. Ai thotë se tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe stabilizimin duke përgatitur paralelisht edhe integrimin europian.

Deutsche Welle: Në një kohë që në Ballkan ka probleme në proceset e zhvillimit demokratik  dhe ekonomi, shfaqen tani edhe tensione ndërshtetërore apo ndëretnike. Në takimin e gjashtë krerëve ballkanikë në Sarajevë ju propozoni krijimin e një tregu të përbashkët. A është kjo rruga e duhur për uljen e tensioneve?

Johannes Hahn: Po, kjo është rruga e duhur. Procesi i Berlinit ka idenë e procesit europian. BE ka bërë që të sigurohet paqja në kontinent. Rajoni i vetëm, ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani. Procesi i Berlinit nuk është gjë tjetër, veçse dyfishimi i idesë themeluese të BE. Përmes bashkëpunimit intensiv të largohet oreksi për shkatërrim. Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi: transporti për shembull, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Këto çojnë në varësi e lidhje të gjithanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po të këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë.

Kundër propozimit tuaj ka rezistencë nga Mali i Zi dhe Kosova…

Sigurisht duhet të bëjmë punë bindëse. Mendoj se ia kam dalë të heq disa shqetësime. Pra, varet nga ekipet tona që të bëjnë të qartë gjatë përgatitjeve të samitit të Triestes, se çfarë është në thelb tregu i përbashkët. Edhe skeptikët do ta kuptojnë se ai është në interes të tyre.

Çfarë dinamike sjell tregu i përbashkët për këto vende?

Nga njëra anë nuk dua që ato vende që ecin më shpejt përpara në këtë gjë të kenë probleme, ky do të ishte sinjali i gabuar. Nga ana tjetër po ta shohim nga interesi i përbashkët, është mirë që disa gjëra të përshpejtohen. Shpresoj nga vënia në realitet e këtij projekti që vendet që çalojnë t’i bashkangjiten më shpejt të tjerëve.

Takimi i Sarajevës është edhe përgatitje për procesin e Berlinit që zhvillohet këtë vit në Trieste. Çfarë do të mund të vendoset aty?

Në rastin më ideal një vendim parimor për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo mund të bëhet, nëse malazezët e kosovarët e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kanë më kundërshtime e të tjerët që donin më shumë të kuptojnë, se nuk bëhet ndryshe, por që ky është hapi i parë. Shpresoj po ashtu që të arrihet një nënshkrim i marrëveshjes për komunitetin e transportit (Transport Community Treaty), që mund të përshpejtojë çështjet e transportit.

Bashkëpunimi ekonomik është njëra anë. Por BE është bashkësi vlerash, këtu shtetet e Ballkanit kanë deficite të dukshme, sidomos liderët ballkanikë janë në qendër të kritikave…

Po e vërtetë është që kemi një fenomen, që në këto  vende ka “player” të cilë janë prej shumë kohësh aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende. E me sa kuptoj ata duan të vazhdojnë të jenë në skenë. Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para një situate, kur të rinjtë dinamikë largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, kur njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë. Për të ndryshuar cilësinë e jetës së njerëzve duhet të ndryshojnë edhe kushtet ekonomike. E këtu unë kam gjithmonë tezën time që e përsëris jo vetëm në Ballkan, se atraktiviteti ekonomik rritet me sigurinë e shtetit ligjor.

Mendoni se ndryshimi është i mundur pa ndryshime elitash?

Kam folur me të rinjtë (Projekt e4u9 dhe u them se është e mrekullueshme që angazhoheni politikisht. Se nëse nuk e bëni ju e bëjnë të tjerët, dhe ata marrin vendime që prekin edhe jetën tuaj. Erdhi dikush, që më tha se është shumë e vështirë të krijohet një parti, por ata kanë vendosur ta bëjnë këtë. Sigurisht tek të rinjtë kanë filluar të ndryshojnë disa gjëra. Ata që kanë kuptuar se strukturat tradicionale nuk sjellin gjë e krijojnë të reja, ne e mbështesim këtë.

Vërehet rritje e ndikimit rus dhe të Turqisë, atraktiviteti i BE-së ka rënë…

Në Serbi mbështetja për BE-në është 52%, në vende të tjera 75%, në Shqipëri 90%. Me këto shifra duhet të jemi më të vetësigurtë. Kjo nuk do të thotë që nuk pranojmë kritika. Problemi që kemi është se ne pikërisht në emër të kësaj aspirate europiane paraqitemi si dikush që vë kushte. E kur dikur të vë kushte, si reformat, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj nisma si tregu i përbashkët, apo dyfishimi i buxhetit të  programit “Erasmus” për bursat, synojnë që njerëzit ta kuptojnë vlerën e shtuar.

Si e shpjegoni ju domosdoshmërinë e angazhimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE?

Evropa duhet ta kuptojë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshem, pa stabilitet dhe me potecial relativisht të madh rreziku. Në rast se ndodh diçka ne mund të përjetojmë një valë të madhe migrimi si para 20 vjetësh. Rrugët nga Ballkani në BE janë të shkurtra. Por pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe në rast se krijohet tregu i brendshëm në rajon mund të krijohen vende pune. Ne si BE kemi interes për stabilitet në rajonin tonë fqinjë. Unë them gjithmonë, ne ose do të eksportojmë stabilitet ose do të importojmë mungesë stabiliteti. Kjo vlen si për Ballkanin edhe për vendet e partneritetit lindor dhe jugor.

Intervistën e zhvilloi drejtuesja e departamentit të Europës në Deutsche Welle, Adeilheid Feilcke

a.ç

Next Post
VIDEO/ I hapin barkun krokodilit, shokuese ajo që zbulojnë

VIDEO/ I hapin barkun krokodilit, shokuese ajo që zbulojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In