• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Takimi me Parashqevinë dhe Zotin e saj”, Ilnisa Agolli zbulon çfarë i rrëfeu ikona e muzikës në Manhattan

by A R
25/11/2025 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli ka takuar ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Siamkun në New York,

“Takimi me Parashqevinë dhe Zotin e saj”, kështu e quan Agolli takimin me Siamkun, ndërsa zbulon bisedën mes tyre.

Ndër të tjera gazetarja ka ndarë një foto nga darka, ku shihen të dyja duke buzëqeshur.

“Mund të them se në darkat pos apokaliptike nëpër rëndomjen e Ballkanit dhe Europës, në Neë York ndodhi e paharrueshmja një natë.

Ishte e fundit për mua.

Unë jam gazetare. Nga ato që është mësuar të përballet me afate në jetë, sa herë udhëton. Gjë kjo që nuk më befason edhe aq. Por çudia ndodh. Amerika të përplas vetveten me të dy kohët, si jetoj e se si duhet të jetoja.

Pasi brodha bregun lindor dhe atë perëndimor, ndërmjet Atlantikut e Paqësorit, kuptova rëndësinë e fatit periferik se luksi nuk vishet nga fati, sa nga ata që në jetë të sjell fati.
Edhe kur është qorr, është më e butë jeta po aq sa liria.

Në rastin tim, ndodhi e kundërta.

Njeriu lind me misionin dhe kufinjtë kohorë nuk përcaktohen dot, mendova. Po kaloja nga Radio City në 5th Ave, drejt Elton Ilirjanit.

Nuk isha as në ditën e tretë në New York dhe rrugët e Manhattan m’u dukën të njohura. Eltoni është si puna e një ushtrimi të mirë për poetët kur nuk prodhojnë dot, por kur ata munden e kthejne në përvojë pavetëdijen e tyre.

Totalisht e ndërgjegjshme në atë çka doja të shmangia në bisedë me të, ishte Parashqevia. Kjo sepse unë e ndaj privaten nga profesioni, njerëzoren nga ajo jo njerëzorja dhe kjo nuk më bën të shfrytëzoj të jashtëzakonshmen e profesionit tim, përballë humanes së zakonshme që e shoh si poezi dhe e shkruaj kur situata thjeshtëzohet.

Mesa duket, pas distancimit tim pa vënë në siklet mikun tim gjenial që mes meje m’u duk se vëreu dhe një herë tjetër ndryshimin e Shqipërisë të vogël dhe Amerikës, ndodhi e papritura.
Një darkë me Parashqevinë në krah.
E cila përmbushi veç kënaqësisë time dhe gojët e “përrallës nga e kaluara” teksa tejkaloi edhe një mijë e një netët e klasikes botërore.

Shkova rreth 15-të minuta vonesë.

Eltoni fisnik i pashoq, ishte ulur ne tavolinë me Parashqevinë. Milos, restoranti ishte ftues. Pjatat e para dhe verën e gjeta të shtruar.

Parashqevia dallohej qysh larg nga bereta që kishte zgjedhur. Kur i dhashë dorën dhe u ula, ndjeva aftësinë profetike që kishte. Shkëlqente me ato lloj xixash e depërtoi në kokën time, siç kurora që nuk ia shpëtoi kurrë fatin e gruas në Shqipërinë e këngës. Dikur ajo vezullonte, e si për ironi, një vit më parë i dha famë edhe gurit në mes të Time Square, duke jetuar pa bërë zë.

Ilnisa, më tha, me një zë të ngrohtë e të qetë.

– Jam e lumtur që je Agoll, dhe Dritëronë e ruaj ende në kujtesë përgjatë vizitës që pati në Neë York. Njëjtë si ti, ai nuk donte të takonte askënd dhe Eltoni më tha se ti nuk i kishe kërkuar asnjë takim me mua. Përse?
Sepse kam takt, i thashë. Dhe Zoti nuk të braktis kurrë kur ke takt.

Ishte shumë e bukur. Fliste, ngadalë. Një shqipe të ëmbël, me të njëjtën delikatesë siç në artin stimulues që na la të gjithëve dekadash. Befas, me një vetëpërmbajtje të papritur u ndal tek Zoti. Ai thoshte, është shpëtimtari.

Parashqevia mesa duket kishte ndërtuar një lidhje të veçantë me të në gjithë këto vite, ku vetëm mëshira e tij e sëmbonte dhe asfare ajo e hipokritëve gojëshqyer në çastin e marrjes së pak vëmendje, qysh ditën e parë që Eltoni i puthi dorën. Aty në mesin e Hudson Yard dhe i’u përkul në gjunjë ikonës, pa ia kundërshtuar të shkuarën e ashpër rrugëve të Neë York, e për rrjedhojë ngrohur shpirtin pa i marrë asgjë në këmbim.
Vajmedet mendova, ç’rezultat do të kishte e gjitha kjo nëse shqiptarët do të ndërronin ca qasje dhe portalet të abuzonin më pak me këtë histori frymëzuese në dhembje. Nëse do të ndjehej më pak ekzorcizëm rretheqark dhe akoma më pak gënjeshtra dhe e gjitha kjo të kishte zhvillim dhe zgjidhje.

-Përsërisni pas meje, m’u drejtua mua dhe Eltonit, përpara se të hamë.
Ishte një lutje. Një lutje që le të themi na bëri mirë. Ne folëm për Amerikën, për të bukurat e të vështirat e saj dhe për dëshirën time të madhe për të qenë atje.
Në Neë York, ku e magjishmja ështe e mundur.

Në fund kur ikëm, u ndalëm të pinim një cigare.
Me të njëjtën paqe më foli: Ilnisa, dua të të pagëzoj me emrin Becky Saint Alban. Kështu dua të të quaj dhe ecim më tutje sepse Neë York është i ashpër në dimër shpirt, por plagët e gjejnë shërimin cepave të fatit ose pallatit.

Pra, instikti i saj që e njohu me rrugën, mes të ftohtit të braktisjes dhe të njëjtës erë si ajo e asaj nate, e shfaqi përsëri modelin gozhdues në sytë e mi për të gjetur gjithnjë cepin e sigurt.
Kjo ishte Parashqevia që takova unë dhe ajo në sytë e mi qartazi kishte vendosur të mos e rrëfente kurrë mërzinë, njëjtë si Zoti i saj.

I cili në fakt na shpallet vazhdimisht në trajta dhe forma të ndryshme. Unë nuk di kush erdhi më parë nga të dy, por di të them që e lexova si vepër takimin me të.
Dhe kjo më pëlqeu!“, shprehet Agolli.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Nëntor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com