• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Kryetarëve të Gjykatave të Larta, Begaj: Të ulet numri i dosjeve; Manja: Besimi te drejtësia, thelbësor për qytetarët

by A R
09/06/2025 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, në Vlorë po mbahet Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të disa vendeve.

Në këtë konferencë kanë mbajtur fjalën Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij Begaj tha se në Shqipëri duhet të sigurojmë më shumë besim te ligji, teksa shtoi se aspiratat tona për drejtësi janë të përbashkëta.

Ai tha gjithashtu se pavarësia në gjykim është autonomi. Sipas Begajt, numri i lartë i dosjeve nëpër gjykata duhet të ulet sa më shpejtë.

“Duhet të sigurojmë besimin tek ligji. Aspirtat tona për drejtësi janë të përbashkëta. Shqipëria dhe qytetarët meritojnë një drejtësi të paanshme, efikase të barabartë për të gjithë. Roli i gjyqësorit bëhet më i rëndësishëm pasi ato përballen me sfida të cilat janë të përbashkëta për të gjithë. Pavarësia e sistemit gjyqësor ka rëndësi jetike.

Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim. Nuk duhet të ketë drejtësia ndikime të jashtëme. Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë bazat e kësaj drejtësie. Të dyja sëbashku garantojnë themelet e drejtësisë. Aksesi i qytetarëve në drejtësi bëhet një prioritet kryesor në mënyrë që drejtësia mos të mbetet një mision i vështirë. Për të gjithë, investimet në drejtësi duhet të jenë me prioritet. Duhet me patjetër ulja e numrit të dosjeve.

Sfidë kryesore mbetet ulja e numrit të dosjeve të mbartura. Kjo çështje kërkon zgjidhje emergjente dhe efikase. Kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes sistemin në drejtësi punën dhe rezultatet e deritanishme të punonjësve të drejtësisë. Garantimi i një procesi të rregullt ligjor. Duhet të garantojmë një drejtësi europiane. Shpreh bindjen dhe shpresën se sëbashku do të ndërtojmë një sistem drejtësie më të pavarur të përbashkët”, tha mes të tjerash Presidenti Begaj.

Në konferencë foli edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se besimi te drejtësia është thelbësor për qytetarët.

Ai gjithashtu dha garanci se Brenda pak viteve sistemi i drejtësisë do të mbështetet nga shërbime modern dhe do të ofrojë drejtësi të paanshme për qytetarët.

“Besimi tek drejtësia është thelbësor për qytetarët. Reforma në drejtësi ka patur si themel rritjen e transparencës dhe integritetit në drejtësi. Diskutimi mes juridiksionit vendas dhe atij ndërkombëtar është kyç për një vend si Shqipëria që mbështet dhe aspiron për në Bashkimin Europian. Bashkëpunimi midis institucioneve duhet të jetë harmonik në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve. Shqipëria ka ndërrmarrë një ndër investimet më të mëdha të rritjes së kapaciteteve në teknologji, të modernizimit të sistemit të drejtësisë. Ky investim është bërë sëbashku me mbështetjen nga Bashkimi Europian. Sigurojnë që brenda pak vitesh sistemi i drejtësisë të mbështetet nga shërbime moderne dhe të ofrojë drejtësinë e paanshme për qytetarët. Organizimi i kësaj konference është një përgjegjësi e madhe për ne por mbi të gjitha një vlerësim për punën tonë”, tha mes të tjerash ministri Manja.

Next Post
Rrafshohen objektet informale në Dhërmi e Jalë, Tavo pezullon nga detyra punonjësit e IMT: Lejuan ndërtimet pa leje

Rrafshohen objektet informale në Dhërmi e Jalë, Tavo pezullon nga detyra punonjësit e IMT: Lejuan ndërtimet pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

November 3, 2026
Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

November 3, 2026
Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

November 3, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

November 3, 2026
Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

November 3, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

November 3, 2026
“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

November 3, 2026
Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In