• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës, Hasani: Prioritet, forcimi i lidhjeve me diasporën dhe identitetit kombëtar

by A R
19/12/2024 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të takimit të 4-të vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, theksoi rëndësinë e hartimit të politikave konkrete për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor dhe të traditave kombëtare të diasporës shqiptare. Ai nënvizoi se ky takim ka për qëllim forcimin e lidhjeve të diasporës me Shqipërinë, si dhe afirmimin e vlerave kombëtare dhe evropiane.

Ministri Hasani theksoi se prioritet do të ketë lehtësimi i pajisjes së tyre me dokumentacion si dhe përthithja e investimeve. Për ministrin bashkëpunimi me diasporën është thelbësor për zhvillimin e politikave që ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

“Ky takim ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm në hartimin e politikave konkrete për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësore dhe traditave kombëtare. Ky takim tenton të nxis vlerat që afirmojnë jo vetëm identitetin kombëtar por edhe vlerat tona europiane. Ky është një moment i mirë për të përcaktuar një rrugë të qëndrueshme për forcimin e politikës për diasporën dhe integrimi e saj në shoqërinë shqiptare dhe kombëtare. Çështja kombëtare kërkon angazhim dhe bashkëpunim nga të gjitha fushat e shoqërisë dhe për të mbajtur gjallë gjuhën. Të ruajmë dhe të mbajmë gjallë rrënjët dhe identitetin kombëtar dhe ti kalojmë ato brez pas brezi. Progresi dhe arritjet e diasporës kanë qenë të vazhdueshme dhe ka qenë një zë i fuqishëm në shërbim të interesave kombëtare. Përvoja dhe angazhimi juaja në zhvillimet politike, kulturore dhe sociale janë një vlerë e shtuar për politikat tona të përbashkëta.

Puna jonë do të fokusohet në tre drejtim kryesore, lehtësimin lidhjeve të komunitetit shqiptar, lehtësimin e procesit të pajisjes me dokumentacion për shtetasit shqiptar jashtë vendit dhe angazhimin për të nxitur investime nga diaspora për të rritur zhvillimin ekonomin të vendit tonë”, tha Hasani.

Ministri gjithashtu theksoi ndikimin e madh që emigrantët kanë në ekonominë e Shqipërisë, duke sjellë 772 milionë euro gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, përmes dërgesave për të afërmit e tyre, dhe duke kontribuar në rritjen e standardit të jetesës.

Hasani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Kosovën dhe shqiptarët në rajon, duke e quajtur këtë aleancë një mundësi të shkëlqyer për forcimin e lidhjeve dhe për sigurimin e mbështetjes për projektet që përfitojnë shqiptarët në të gjithë Ballkanin.

“Emigrantët përmes dërgesave kanë në ndikim të madh në ekonominë e Shqipërisë. Gjatë 9 muajve të parë të 2024 emigrantët sollën në vend 772 mln euro për të afërmit të tyre duke kontribuar në rritjen e  standardit të jetesës. Ne do punojmë ngushtësisht me diasporën që aktivitetet e tyre të mbështeten nga ambasadat dhe konsullatat shqiptare dhe të ofrojnë asistencën e nevojshme. Bashkëpunimi me Kosovës por edhe me gjithë shqiptarët në rajon do të jetë prioritet dhe për të siguruar mbështetje për projektet që përfitojnë shqiptarët. Kjo aleancë natyrale është e rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në Ballkan por edhen për të siguruar një të ardhme të përbashkët.

Një mundësi e re është për diasporën është me dyshime në ligjin e ri të marrëdhënieve me jashtë ku do të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e shërbimit të jashtëm duke kontribuar me përvojën e tyre në politikat e jashtme të vendit”, u shpreh ministri.

Ky takimi i Këshillit Koordinues të Diasporës është një hap i rëndësishëm për forcimin e politikave për diasporën dhe integrimin e saj më të thellë në shoqërinë shqiptare.

Next Post
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

DETAJE/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, 80 gëzhoja në vendngjarje, FNSH blindon Vlorën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

December 23, 2025
“Puthja e Endrit Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit

“Puthja e Endrit Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit

December 23, 2025
Dhunuan drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, arrestohet 58-vjeçari bashkë me dy djemtë e tij

Dhunuan drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, arrestohet 58-vjeçari bashkë me dy djemtë e tij

December 23, 2025
Kryeministri Rama takim me bizneset: Çdo gjë që ju hiqni punonjësve do ta keni në llogarinë e ferrit ku do përfundoni

Kryeministri Rama takim me bizneset: Çdo gjë që ju hiqni punonjësve do ta keni në llogarinë e ferrit ku do përfundoni

December 23, 2025
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

December 23, 2025
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

December 23, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com