• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJE/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, 80 gëzhoja në vendngjarje, FNSH blindon Vlorën

by A R
19/12/2024 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në kryqëzimin që njihet si Posta e Çoles në lagjen “24 Maji”, të Vlorës.

Gjurmët e atentatit janë ende të freskëta, pasi njollat e gjakut në segmentin rrugor të kthejnë hijet e kohës së hakmarrjeve mes bandave në qytetin bregdetar.

Sakaq, A2 mëson nga burime pranë grupit hetimor se në vendin e ngjarjes janë gjetur në total 80 gëzhoja. Dy karikatorë kallashnikovi janë zbrazur totalisht në vendngjarje dhe mendohet se një prej autorëve armën e zjarrit e ka mbushur sërish duke treguar agresivitetin e saj.

Siç mësohet kemi të bëjmë me tre autorë në këtë atentat. Drejtuesi i mjetit, një person që godet nga ana e pasagjerit dhe një tjetër person që godet nga ana e pasme e makinës.

Brenda makinës së shkrumbuar të llojit “KIA” është gjetur i djegur në sediljet e para një kallashnikov dhe një karikator. Po ashtu në sediljet e pasme të mjetit është gjetur një kallashnikov bashkë me karikatorin e djegur.

Ndërkohë, Vlora është blinduar prej mbrëmjes së djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë zbarkuar në terren pas ngjarjes, duke ushtruar kontrolle.

Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur Kevin Hajrulla, i cili lëvizte me një automjet tip “Mercedes Benz”. 30-vjeçari besohet se ishte objektivi i sulmit, ndërsa si rrjedhojë e breshërisë së plumbave ka mbetur i plagosur edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ka qenë tregtar ambulant i fruta-perimeve.

I plagosuri Kevin Hajrulla është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ndërsa mëngjesin e sotëm është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Next Post
“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon datën dhe vendin e takimit me diasporën në Selanik

“Jemi me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut”, Rama: Vota e diasporës, mision i përmbyllur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com