Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se “policia shqiptare ishte ndër tre institucionet më të korruptuara”, duke folur në Durrës në turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.
“Gjatë dy viteve shkatërruam 99.2 përqind të sipërfaqes së drogës të evidentuar nga Guardia di Finanza”.
“Numri i vrasjeve është në minimumin historik të 25 viteve të mëparshme”.
“Numri i aksidenteve është në minimumin historik të 25 viteve”, tha ministri.
“Më 2014 dolëm nga lista e zezë e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e qenive e njerëzore. Më 2013 ishim për turp në këtë listë, për trafikimin e nënave e motrave të shqiptarëve”.
Tahiri tha edhe se policia ka marrë “mbi 500 mijë telefonata në numrin 129, çka tregon besimin e qytetarëve te policia, por edhe investimin e policisë për t’iu përgjigjur qytarëve”.