Ministri i brendshëm Saimir Tahiri vizitoi në spital policin e plagosur në Lezhë gjatë operacionit për arrestimin e grabitësit 20-vjeçar Aldi Lleshaj i cili hapi zjarr ndaj uniformave blu. Fatmirësisht efektivi Nikolin Gjergji ëhstë jashtë rrezikut për jetën. Tahiri postoi një status në faceboo pas vizitës në spital.
“Nikolin Gjergji u plagos me arme ne krye te detyres, fatmiresisht pa rrezik per jeten. I uroj sherim te shpejte. Jemi te gjithe me te dhe familjen e tij.
Urime kolegeve te tij per arrestimin e autorit. Mori e do marri ate qe meriton, denimin me te ashper ligjor.
#bravocuna”, shkruan Tahiri./a.m.