• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri thyen heshtjen: Kundërshtarët jo vetëm në opozitë po shfrytëzojnë pallavrat

by A R
17/10/2017 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar publikisht, pas daljes së emrit të tij në një përgjim të Moisi Habilajt dhe bandës së tij të arrestuar në Itali për trafik droge.

Deputeti i PS deklaroi se pret me padurim të dalë e vërteta, teksa sipas tij, Kundërshtarët jo vetëm në opozitë po shfrytëzojnë pallavrat e disa kriminelëve që përmendin emrin e tij për t’i shitur mend njëri-tjetrit.

“Unë e kuptoj shumë mirë sot dhe ndoshta sot më shumë se kurrë që secili më njeh mua dhe familjen time, është i shtangur nga lajmet që bëhen publike dhe nga përfshirja e emrit tim. Ashtu siç kuptoj kundërshtarët e mi në opozitë dhe jo vetëm, të cilët për herë të fundit sot nuk do t’i akuzoj. Sepse sot është dita e tyre që të shfrytëzojnë pallavrat e kriminelëve”, tha ish-ministri.

Tahiri deklaroi se sado e madhe qoftë gënjeshtra dhe abuzimi, e vërteta është aty.

“Kam mbajtur detyrën e Ministrit të Brendshëm më gjatë se çdo kush, kam luftuar çdo ditë për të bërë detyrën me përgjegjësi”.

Tahiri ka pranuar lidhjen e largët farefisnore me dy trafikantët.

“Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi të shkallës së dhjetë janë arrestuar për trafik drogë. Kriminelë që përdori emra  ministrash për të përfituar ka plot dhe sa të duash. I kërkoj prokurorisë të hetojë dhe verifikojë çdo gjë në lidhje me mua dhe familjen”, tha ai.

Për Tahirin i  vetmja përgjegjësi morale e tij, është se u ka shitur makinën vite më parë, asgjë më tepër. Ai ka kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë atë dhe gjithçka rreth tij.

“Gabimi  im i vetëm është se u shita makinën time kushërinjve të mi 4 vjet më parë dhe për këtë mbaj përgjegjësi personale të plotë. Përtej kësaj nuk kam asnjë raport. Ndaj kërkoj hetim të plotë”, deklaroi Tahiri.

Ish-ministri Tahiri tha se do t’i shkojë të vërtetës deri në fund dhe se nuk kërkon mbrojtje nga askush.

“Sot nuk kërkoj nga askush që të më mbrojë dhe besoj, nuk kam ndërmend t’i shtrijë dorën askujt. Unë do të pres deri në fund çdo hetim dhe do të përkushtohem vetë që e vërteta të dalë në dritë. Do të shoh në sy këdo, cilin do që është i bindur, këtë të vërtetë do ta çoj deri në fund. Jo me fjalët e mia, por në çdo hapësirë të drejtësisë”, u shpreh Tahiri.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

Përshëndetje

Unë e kuptoj shumë mirë sot dhe ndoshta sot më shumë se kurrë që secili më njeh mua dhe familjen time, është i shtangur nga lajmet që bëhen publike dhe nga përfshirja e emrit tim.

Ashtu siç kuptoj mediat, gazetarët, portalet që shpesh me akuza me dashje apo pa dashje presin përgjigje prej meje.

Ashtu siç falenderoj ato që më kanë shkruar dhe kontaktuar, ata që kanë punuar dhe punojnë ende me mua.

Ashtu siç kuptoj kundërshtarët e mi në opozitë dhe jo vetëm, të cilët për herë të fundit sot nuk do t’i akuzoj. Sepse sot është dita e tyre që të shfrytëzojnë pallavrat e kriminelëve.

Unë kam mbajtur detyrën e Ministrit të Brendshëm më gjatë se paraardhësit e mi, duke mos u dorëzuar asnjë ditë. Kam luftuar çdo ditë për të bërë detyrën time me përgjegjësi përballë qytetarëve dhe tim biri.

Jam përpjekur me çdo punonjës policie duke besuar tek ata. Përballë deputetit, pronarit të medias dhe cilitdo të forti, unë kam mbrojtur policin e thjeshtë.

Kam punuar çdo ditë për ta modernizuar çdo ditë policinë e shtetit. Kam besuar se puna jonë e madhe do të na përplaste me vështirësi pafund. Siç kam bërë unë duke besuar se kush punon mund të gabojë. Kam qenë i vetëdijshëm se të mbrosh policin dhe jo qytetarin ka plot kosto. Humbet miqtë, aleancat e politikës. Humbet të marrësh në telefon pronarin e medias dhe të rregullosh lajmet.

Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me vetën, moralin tim, familjen dhe me tim bir mbi të gjitha. Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi të shkallës së dhjetë janë arrestuar për trafik drogë. Kriminelë që përdori emra  ministrash për të përfituar ka plot dhe sa të duash. I kërkoj prokurorisë të hetojë dhe verifikojë çdo gjë në lidhje me mua dhe familjen.

Gabimi  im i vetëm është se u shita makinën time kushërinjve të mi 4 vjet më parë dhe për këtë mbaj përgjegjësi personale të plotë. Përtej kësaj nuk kam asnjë raport. Ndaj kërkoj hetim të plotë. Sot nuk kërkoj as të më besoni, as të më mbroni, as nga deputetët apo kryeministri.

Ky vend ka plot politikanë që janë kapur me presh në dorë duke vjedhur. Unë nuk jam ai lloj politikani. Nuk kam ndërmend t’i shtrij dorën ndokujt për t’i kërkuar ndonjë hije a ndonjë skutë. Nuk do rri duarkryq, por do luftoj vetë që e vërteta të zbardhet. I kërkoj ndjesë tim biri dhe familjes time dhe çdo shqiptari deri në zbardhjen e të vërtetës. Do e çoj deri në fund këtë të vërtetë.

Next Post
FOTO/ 12-vjeçari duhet të operohet për të ndaluar rritjen, është 2.3 m i gjatë

FOTO/ 12-vjeçari duhet të operohet për të ndaluar rritjen, është 2.3 m i gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

October 2, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com