• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

by A R
02/10/2026 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime ku shfaqet kompozitori Adi Hila në momente private me persona të tjerë, regjisori dhe artisti Hervin Çuli, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale.

Çuli shprehet kundër publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime, ndërsa fokusohet te pasojat që, sipas tij, kjo situatë ka sjellë për familjarët dhe personat e përfshirë.

Në shkrimin e tij, ai kërkon që videot dhe imazhet të mos vijojnë të qarkullojnë dhe që personat e përfshirë të mos gjykohen për jetën e tyre private.

“Lëreni të qetë Klaudia Mikeli- Hilën!

Une e njoh Klaudia Mikelin-Hilēn qysh prej rinisë së hershme.Ishim komshinj dhe studentë në Akademinë e Arteve. Vajzë e një familje shkodrane të shkëlqyer, me një ëmbëlsi dhe personalitet të jashtëzakonshëm.

Në kohën që u dashurua me Adi Hilën besoj kam qënë nga njerzit më pranë tyre. Na lidhi Akademia dhe aspiratat e mëdha për artin. Adi kishte rënë në dashuri me Klaudian dhe shumë biseda i ndanim në shtëpinë time. Disa kohë më pas, pamvarësisht nga disa ngerçe që mesa kujtoj kishin të bënin me një lloj frike te Klaudias dhe familjes së saj, mardhenia e tyre u bë e fortë! Ata u lidhen me njëri- tjetrin shpejt, jo vetem si të dashur, por si nje çift zyrtar.

Adi vinte nga Vlora, ishte si gjithë të tjerët, ndofta më keq, i varfer por me ëndrra të mëdha.

Vitet kaluan, miqesia jonë vazhdoi, por kuptohet e largët, nuk kishim fusha të përbashkëta veprimi në rrugën e jetës. Kam vazhduar ti takoj miqësisht, sidomos Adin, gjithmonë e më shumë kompozitor i njohur dhe njeri i realizuar. Nuk ishte më i varfër, përkundrazi! Falë punës kishte siguruar të ardhura të bollshme për një jetë të mirë. Rreth tre- katër vjet më parë, me të dhe miq të Akademisë kemi konsumuar një ose dy dreka të përbashkëta. Folëm për muzikën, teatrin, artin dhe vitet e Akademisē, qeshëm pafund.

Me Klaudian vazhdonim përshendeteshim kur na binte rasti! Ajo ishte si gjithmonë e ëmbel dhe kryelartë si në rini.

Gjithë këtë hyrje e bëra për te thëne se i njoh mirë dhe perbuz me neveri çdo spekullim që bëhet mbi këtë dramë familjare.

Adi Hila është një muzikant i shkëlqyer, një djalë plot humor e sharm. Kafshëritë që thuhen nga çdo shpirt diabolik që ka xhiruar për të bërë shantazh, apo që është Jeffrey Epstein shqiptar, janë sa idiote dhe të ndyra.

Gjithkush ka zbritur në studion e tij ka shkuar me qejf, pa asnjë shkëmbim interesash.Njerzit e aftë dhe simpatikë janë gjithmonë të adhuruar, e ky nuk është krim. Krimi i tij ështe xhirimi i intimiteteve pa konsensusin e partnereve. Kjo është gijotina e tij për të cilën duhet gjykuar dhe duhet të japë llogari. Pjesa tjetër e spekullimeve është e neveritshme.

Artistet e tjera që janë në video nuk kanë asnjë detyrim të japin asnjë sqarim për jetën e tyre private. Nuk kanë bërë asnjë krim. Morali bosh është më i ndyrë se ato video. Ato kane vetëm një detyrim moral, të fortë, torturues, atë përballë Klaudia Mikelit! Se si do e lajnë mëkatin e tyre e dinë ato dhe ndërgjegja e tyre e vrarë.

Për mua viktima e vërtetë e kësaj historie është vetëm Klaudia! Shpresoj me shpirt që të mos dalin më video të tjera. Shpresoj të mos ja gervishtin edhe më shumë dramën e saj. Personalisht jam i bindur që me forcën që ka do ta kalojë edhe këtë stuhi, edhe pse padyshim jeta e saj nuk do jetë më ajo që ka qënë më parë.

Ky vend ka kaq shumë skandale sa shkatërrimi i jetës për një grup artistësh nuk i zgjidh ato.

Lereni te qete Klaudian, zhdukini këto imazhe, këto imazhe që unē do ti quaja të trishta! Ato janë imazhe që nuk kanë shkatërruar vetëm një jetë por jetën e shumë familjeve të tjera.

E keqja ndodhi, që mos kish ndodhur kurrë,o zot!”, shkruan Çuli.

Next Post
Putin refuzon armëpushimin për sulmet me rreze të gjatë ndaj Ukrainës -

Putin refuzon armëpushimin për sulmet me rreze të gjatë ndaj Ukrainës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë tek “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona

October 2, 2026
SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës -

Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës –

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com