• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri, takim me homogolun italian, emigrantët dhe terrorizmi në fokus

by Java News
04/03/2016 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u prit sot në Pallatin Viminale nga Angelino Alfano, ministër i brendshëm i Italisë. Në qendër të takimit ishin çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, si dhe çështja e emigracionit, duke iu referuar në mënyrë të veçantë skenarit ballkanik e adriatik. Lidhur me këtë, u analizuan perspektivat e një përforcimi të bashkëpunimit mes dy qeverive për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit migrator e menaxhimit të tij, në rast të ardhjes së fluksit të të huajve drejt Adriatikut.

Për këtë qëllim u ra dakord të rritet shkëmbimi i informacioneve në kohë reale, të përforcohet bashkëpunimi operativ, me pjesëmarrjen shqiptare në patrullimin detar në kuadër të “Triton” dhe mbështetjen nga pala italiane për ngritjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit të emigrantëve në territorin shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri konfirmoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të vendosur mekanizmat e menjëhershëm dhe të frytshëm të bashkëpunimit në kuadër të parandalimit dhe menaxhimit të fluksit të emigrantëve.

Gjatë takimit, dy ministrat ranë dakord që sfidat e pamata që burojnë nga emigracioni i paligjshëm kërkojnë një impenjim dhe përgjegjësi të përbashkët të vendeve të origjinës, të tranzitit dhe të destinacionit, me synim përballimin dhe menaxhimin me efikasitet të të gjithë aspekteve humanitare dhe të sigurisë që lidhen me këtë fenomen kompleks.

Ata kanë theksuar mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit; për administrimin e kufijve dhe të emigracionit, në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të emigrantëve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për këtë qëllim.

Kanë nënvizuar gjithashtu që një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe tragjeditë njerëzore që mund të vijnë si pasojë. Si dhe kanë ritheksuar impenjimin maksimal për të parandaluar

rrugëtimet e rrezikshme të emigrantëve që rrezikojnë rëndë jetën e tyre, dhe për më tepër, për të promuovuar dhe respektuar të drejtat njerëzore në zbatimin e bashkëpunimit dypalësh, në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare.

Në përfundim, palët vendosën:

Përforcimin e nivelit të bashkëpunimit dhe asistencës teknike dhe trajnuese, edhe përmes furnizimit të mjeteve dhe aparaturave të përdorura në aktivitetin e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, për t’u vënë në zbatim menjëherë në ditët në vijim;

Finalizimin e shpejtë të projektit të Memorandumit të Bashkëpunimit që synon të promovojë dhe përforcojë bashkëpunimin e ndërsjelltë operativ mes forcave policore të Palëve Kontraktuese në sektorin e sigurisë, të parandalimit të terrorizmit, në sektorin e kufijve dhe emigrimit, luftës kundër emigrimit të paligjshëm dhe trafikut të emigrantëve.

BW

Next Post

Pas incidentit në Elbasan, flet Balla: Dy fjalë po t’i them shoku Ben Blushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com