• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri propozon projektligj: Burg kush plagos e vret kafshët!

by A R
07/09/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publike nismën më të fundit të tij, një projektligj në mbrojtje të kafshëve.

Nga burgu, deri te gjoba parashikohet në këtë nismë për braktisjen, dhunimin, vrasjen apo përdorimin e kafshëve për ndeshje..

Postimi i Tahirit:

“Dhuna ndaj kafshëve, duhet të mbarojë! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i fotove e videove, eksperimentet e paligjshme me kafshë, do propozoj të jenë vepra penale të dënueshme.

Pas qindra komunikimeve me shumë qytetarë lidhur me keqtrajtimin sistematik të kafshëve, pas sqarimeve të vazhdueshme mes pafuqisë ligjore për të vepruar dhe indiferencës së shumë institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndërmjet kafshëve kthehen në sipërmarrje gangsterllëku a përfitimi, është e domosdoshme ndërmarrja e një nisme ligjore që i jep fund vakumit normativ dhe torturave çnjerëzore që disa të papërgjegjshëm i shkaktojnë kafshëve.

Deri më sot, nuk ka pasur asnjë dispozitë që dënon keqtrajtuesit e kafshëve. Duhet patjetër!
Mbase sot e në vijim, do ketë shumë njerëz që do e konsiderojnë të tepërt.
Disa do thonë se Shqipëria ka probleme më të mëdha! Disa të tjerë do thonë të shohim njerëzit një herë, pastaj kafshët.
Unë mendoj të kundërtën!
Asnjë problem tjetër, sado i madh, nuk mund të jetë kurrë justifikim aq sa të jemi indiferent ndaj dhunimit të kafshëve në vendin tonë.
Më poshtë, teksti qe do propozoj! Duhet ndihma e te gjithëve, për ta miratuar ne parlament ndaj shpërndaje, thuaj tënden, nqs mendon se kafshët duhen respektuar e mbrojtur.”, shkruan Tahiri.

Projektligji:

Neni 1
“Keqtrajtimi i kafshëve”
1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.
2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.
3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.
Neni 2
Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve
1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë
2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet.
3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.
4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek
5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.
Neni 3
Kryerja e eksperimenteve me kafshë
1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 4
“Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës”
1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.
2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Next Post
(Video) Habit mbreti i Norvegjisë: Jemi të gjithë homoseksualë dhe refugjatë

(Video) Habit mbreti i Norvegjisë: Jemi të gjithë homoseksualë dhe refugjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com