• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri përlotet kur përmend ’21 Janarin’: Si mund të jenë Basha e Mediu në Kuvend?

by Java News
12/09/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu rikthye i nga foltorja e Kuvendit 21 janarit.

Tahiri deklaroi nga foltorja e Parlamentit se “është turp për drejtësinë dhe Parlamentin që Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu janë në Kuvend”.

Duke sjellë në vëmendje 4 viktimat e 21 Janarit, Tahiri deklaroi se drejtësia ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament.

Duke folur për 21 Janarin, ish-ministrit të Brendshëm iu drodh shpesh zëri teksa përmendte Hekuranin, Ziverin, Faikun e Aleksin, por gjeti forcë dhe shqiptoi saktë emrat e atyre, që sipas tij, duhet të ishin sot në burg.

Tahiri iu drejtua deputetëve të Kuvendit sesi mundet që kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ai i PR, Fatmir Mediu janë sot në Parlament, i akuzuar, i pari për 21 janarin dhe i dyti për Gërdecin.

“Njerëzit e shohin politikën me përçmim. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që kanë shqiptarët për politikën. Drejtësia ka falur disa, disa të tjerë nuk i ka gjykuar dhe ka amnistuar të tjerë, e të gjithë bashkë sot fshihen në këtë bunkerin e madh të Parlamentit, duke mos na kursyer dënglat dhe moralin nga kjo foltore. Politika ricikloka ata që ndoshta me kohë duhet të ishin përpara drejtësisë. I kemi të riveshur me detyra të tjera. Nuk arrij të kuptoj se si Fatmir Mediu është në Parlament dhe nuk është gjykuar ende për Gërdecin; nuk arrij të kuptoj se si Lulzim Basha është në Parlament dhe i ka bërë bisht drejtësisë për Rrugën e Kombit dhe për Ziverin, Aleksin, Faikun dhe Hekuranin. Ky është turp për drejtësinë dhe Parlamentin”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm shtoi: “Kemi bërë të gjithë fushatë, kemi shkuar derë më derë dhe kemi dëgjuar çfarë mendojnë njerëzit për ne. Të rinjtë po na injorojnë. Kolektivisht dhe padrejtësisht në fakt. Përse na shohin njëlloj shqiptarët? Pse na shohin si të këqinj, të korruptuar dhe të pasuruar prej politikës? E kam një përgjigje. Ne, çdo ditë i kemi hedhur baltë aq shumë njëri-tjetrit, sa tani është e vështirë për njerëzit të kuptojnë se në Parlament ka burra e gra të mirë, me ideal dhe luftojnë për Shqipërinë e fëmijëve tanë”.

a.ç

Next Post
Deputeti i PD merr kompensimin  e pronave, e mëson nga ministrja live në Kuvend

Deputeti i PD merr kompensimin e pronave, e mëson nga ministrja live në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com