• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tahiri nuk tërhiqet: Drejtësia është kapur nga një “korporatë” që ka imunitet politik

by Java News
08/06/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është kundërpërgjigjur reagimeve të Unionit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në lidhje me gjyqtarin Arjan Aliaj, duke thënë se u mbrojt një person, i cili është pjesë e asaj korporate që ka kapur drejtësinë dhe fshihet pas politikës së vjetër, së cilës i shërben.

Gjyqtari Aliaj ishte personi që vendosi për pezullimin e punës së kreut të policisë së shtetit Haki Çako, dhe u kthye në një debat politik. Tahiri argumentoi edhe një herë se ky gjyqtar ka liruar vrasës e përdhunues, dhe është kthyer në detyrë, pikërisht nga korporata e korruptuar që e ka të kollajtë të reagojë për deklaratat e tij, por për këto fakte hesht.

Ministri tha se reforma në drejtësi do të hedhë nga pushteti gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që udhëhiqen nga interesat e tyre financiare dhe nga interesat të asaj pjese të politikës, së cilës ata i shërbejnë.

“Unë bëra disa deklarata lidhur me një gjyqtar, i cili sipas meje dhe sipas shumicës dërrmuese të qytetarëve që janë përballur në gjykata… unë sot përmeda vetëm njërin prej tyre sepse është shkarkuar nga detyra, sepse ka liruar një person që ka vrarë, një person që ka përdhunuar, një person që kishte kryer marëdhënie seksuale me një vajzë… për secilin prej nesh, ky qytetar do të ishte i denjë as për të mos u patur komshi… për uninonin e gjyqtarëve, për KLD, ky është pjesë e sistemit të drejtësisë…

Por për ne këtu, ai nuk do të ishte i denjë as për t’i dhënë dorën, por për këto korporata ai është i denjë për tu mbajtur në detyrë. E them këtë sepse policia e shtetit nuk ka përballë vetëm botën e krimit, por edhe sistemin gjyqësor, gjykata dhe prokurorinë, dhe të gjitha këto për shkak të imunitetit politik që ata gëzojnë. Ata mbrohen dhe mbahen atje ekzaktësisht për shërbimet politike që bëjnë.

Sot pas deklaratave të mia, unionet e prokuroëve e gjyqtarëve janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre. Por si ka mundësi që këta nuk reaguan asnjëherë kur një gjyqtar që ka liruar një vrasës e përdhunues, është rikthyer në detyrë?!

Keni dëgjuar ju të reagojnë, kur njëri prej tyre kapet duke vjedhur, duke liruar një kriminel, një vrasës, një përdhunues?!

Askush nuk ka reaguar, heshtin të gjithë, solidarizohen me njëri tjetrin dhe me një korporatë kriminale. Solidarizohen duke mbrojtur njëri tjetrin. Unë nuk po them se të gjithë gjykatësit e prokurorët janë tëgjithëe të korruptuar apo njëlloj. Ka prokurorë e gjyqtarë shumë të ndershmë që janë modeli sesi nesër do duhet bërë sistemi në drejtësi. Por ata që lirojnë vrasësit e përdhunuesit, janë korporata që ka përfituar nga imuniteti politik ër të bërë biznes me drejtësinë…. Ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar përpara sepse tashmë është e qartë për ne, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, se kush e do dhe kush jo reformën në drejtësi.”- tha Tahiri.

Këto deklarata Ministri i dha gjatë një takimi me efektivët policorë pensionistë, për të cilët u dhanë një sërë çertifikatash mirënjohje./ java/ a.k

Next Post

Euro 2016/ Franca hedh në treg një aplikacion celulari... në rast të sulmeve terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com