• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Merrjuni partiçkave çfarë ju japin, por votën mos ua jepni

by A R
06/06/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës zhvilloi një takim me banorë të Katundit të Ri, në kryeqytet. SaimirTahiri u kërkoi banorëve që pavarësisht çfarë ‘partiçkat’ siç i quajti ai, do t’u ofrojnë, të mos ua japin votën. Për kreun e PS-së së Tiranës në 25 Qershor ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është Partia Socialiste.

‘’Po miqtë e mi, në qoftë se ju vijnë këto lloj partish e partiçkash e kandidatësh me lloj-lloj ofertash për para, për benefite, për leje shtëpie, për legalizime, për bursën për djalin, për shkollën për vajzën, merrjani çfarë t’ju japin, votën mos ia jepni. Merrjani çfarë t’u japin votën mos ua jepni. Se praktikisht nuk po ju bëjnë ndonjë nder. Praktikisht po iu kthejnë borxhin. Ju kanë borxh. Ju kanë 25 vjet borxh, po ua kthejnë këtë borxh. Borxhin po ju kthejnë. Po ju kthejnë borxhin, t’ju skllavërojnë atë ditën e zgjedhjeve që për katër vitet e ardhshme t’ju rrjepin prapë. Këtë duan të bëjnë, kështu që mos e lejoni’’, deklaroi ai.

Ish-ministri i qeverisë ‘Rama’ tha se në datën 25, nuk duhet lejuar që qeverisja të kthehet në pazar. Ai nënvizoi se koalicioni i vetëm që Partia Socialiste do të bëjë është ai me qytetarët shqiptar.

‘’Ka shumë njerëz që gjatë takimeve më kanë thënë: ore po mirë, për çfarë i doni më shumë vota, e keni për pushtet? Dhe unë them është shumë e qartë historia, në qoftë se do donim pushtet ne kishim hyrë në zgjedhje në koalicion, do ishte patjetër e fituar. Në qoftë se do donim pushtet ne kishim lënë PD-në dhe Lulin në çadër dhe kishim shkuar vetëm në zgjedhje pa opozitë, kishim mbi 100 mandate. Ne nuk zgjodhëm as njërën dhe as tjetrën. Opozitën e duam në zgjedhje për t’i mundur në zgjedhje përballë dhe kundërshtari mundet. Ndërkohë që hymë vetëm në zgjdhje sepse për ne nuk ka rëndësi si fitojmë. Për ne ka rëndësi si qeverisim nesër ‘’, shtoi ndër të tjera kreu i PS-së Tiranë, Tahiri./a.m.

Next Post
Njihuni me balerinën seksi që kandidon për deputete (FOTO)

Njihuni me balerinën seksi që kandidon për deputete (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

September 27, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

September 27, 2026
Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com