• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri kërkon heqjen e ”arrestit shtëpiak”, Apeli vendos sot për ish-ministrin

by Java News
28/05/2018 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë mesditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ish-ministri Tahiri do të kërkojë heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Kërkesa për heqjen e kësaj mase është dorëzuar një javë më parë nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00, ku pritet vendimi i Apelit të Krimeve për ish-ministrin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt.

Prokuroria ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfuz Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali në tetor të vitit 2017, si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës.

Nga ana e tij, Saimir Tahiri dorëzoi në fillim të muajit maj mandatin e deputetit, duke deklaruar se do të përballet me akuzat e Prokurorisë, deri në zbardhjen e plotë të të vërtetës.

Ndërkohë, pak orë përpara kësaj seance të rëndësishme të gjykatës, është ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili ngre hije dyshimi të forta. I dërguari i Uashingtonit ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Donald Lu.

a.ç

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Si parashikohet moti, e hënë 28 maj 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In