• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri inspekton punimet tek reparti RENEA

by A R
29/01/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, inspektoi sot punimet për ndërtimin e repartit të forcave speciale RENEA, i cili u financua me 4.1 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe 1.9 milionë euro nga BE.

Në një prononcim për mediat, ministri Tahiri u shpreh se, “bëhet fjalë për një investim që shkon në shifrat e 6 milionë euro, ku pjesa më e madhe përballohet nga buxheti i shtetit dhe një pjesë e konsiderueshme përballohet nga delegacioni i Komisionit Europian. Punimet janë thuajse në fazën e mbylljes. Bëhet fjalë për mbi 150 mijë metra katrorë në dispozicion të RENEA-s. Reparti i ri do jetë tërësisht i modernizuar dhe i pajisur me të gjitha pajisjet bashkëkohore për të lejuar jetesën normale të trupave dhe stërvitjen e vazhdueshme, në mënyrë që përgatitja e RENEA-s të jetë gjithmonë në ritmin e standardin e duhur, njëlloj si homologët e kësaj trupe në të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian. Është një ndër investimet që na bën krenar për policinë që duam dhe për standardin e ri të shërbimit që po krijojmë në polici. Besoj mbaron brenda pak muajsh, duke parë që bëhet fjalë për një repart ku nga fjetinat deri tek ambientet e palestrës, pishinës së mbyllur, pishinës së hapur, hangarin e helikopterëve. Pra, është një mjedis i ri, repart iri, tërësisht i dedikuar për forcat RENEA, në mënyrë që brenda këtij reparti të kenë mundësi të përgatiten sa më mirë për t’ju përgjigjur sfidave tona në luftën kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi”.

Lidhur me problemin e sigurimit të jetës në repartin RENEA, ministri Tahiri tha se, “forcat RENEA kanë qenë në vëmendjen tonë maksimale. Kemi filluar me sigurimin e jetës dhe shëndetësor për Forcat Speciale ku përfshihet edhe FNSH dhe RENEA. Ndërkohë do të vazhdojmë me të gjitha trupat e Policisë së Shtetit, sepse ne besojmë që punonjësit e Policisë janë më të përkushtuar ndaj detyrës kur nuk kanë problemet që kanë pasur në të kaluarën, duke filluar nga trajtimi (mjedisi kur stërviten për të bërë punën), deri tek paga (që ne e kemi rritur me mbi 25% për nivelin bazë) apo sigurimi shëndetësor apo i jetës. Kemi paguar të gjitha orët shtesë të papaguara për të gjithë Policinë e Shtetit (duke shlyer borxhe deri në miliona dollarë). Po përmirësojmë kushtet për t’i shërbyer qytetarëve por dhe po e kthejmë Policinë e Shtetit në një mjedis modern ku secili mund të ndihet në gjendjen optimale për të kryer detyrën ndaj qytetarëve. Deri dje, ndër sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të RENEA ka qenë dhe ajo e padrejtë e kushteve skandaloze. Me këtë investim ne po krijojmë kushtet më moderne për të pasur një repart realisht të denjë për sfidat që ka sot vendi dhe lufta kundër kriminalitetit”.

Ministri duke iu përgjigur interesimit të medias për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Tahiri theksoi se, “besoj që shteti shqiptar i ka një borxh shumë të madh forcave RENEA, të cilat kanë kryer misione me rrezikshmëri shumë të lartë, janë krenaria e policisë shqiptare. Kanë bërë krenarë shumë shqiptar me misionet që ata kanë kryer dhe krijimi i këtij Reparti të ri kaq modern kthen disi borxhin që kemi ndaj kësaj force elitë”.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Kryeprokurorit Llalla për Policinë Shkencore dhe çfarë do të ndryshojë, Tahiri nënvizoi se, “jemi të gjithë shumë të lumtur me këtë investim kaq të madh në Repartin RENEA dhe nuk ka asnjë dyshim që kushdo që ka një rol specifik në ndjekjen penale përfshirë këtu edhe Prokurorinë, do të jenë pa asnjë dyshim pjesë e krenarisë tonë për repartin modern që po krijojmë për RENEA-n”.

Next Post

Ndalohet një i dyshuar për vrasjen e Çollakut në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In